E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga për trafik ndërkombëtar droge



Bashkëpunimi me autoritet gjermane kanë sjellë dje arrestimin e 33-vjeçarit nga shkodran në akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Burime nga policia pohuan dje se falë urdhërarrestit të prerë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u finalizua operacioni për arrestimin e Gazmend Hasajt. Të njëjtat burime shpjeguan se pas informacioneve të mbërritura nga Gjermania, prokurorët janë vënë në dijeni për një rrjet që funksiononte Shqipëri-Gjermani. Për Gazmend Hasaj, kishte një urdhërarrest edhe nga Gjermania. Operacioni u organizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe me policinë dhe autoritetet gjyqësore Gjermane. Po për trafik droge 2 ditë më parë u arrestua në Gjermani Edis Muja pasi akuzohet për trafikim nga Shqipëria në Gjermani të 11 kg marijuanë.

Arrestohet, iu gjet kanabis sativa

Drejtoria e Policisë e Qarkut të Tiranës njoftoi dje arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit Gëzim Kotorri, 31 vjeç, me precedent të mëparshëm penalë, lindur e banues në Kavajë. Sipas burimeve zyrtare, 31-vjeçari u kap me rreth 375 gram bimë narkotike e llojit kanabis sativa dhe akuzohet për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Pas arrestimit mësohet se po punohet për dokumentin e dosjes për ta dërguar më pas në Prokurori.

Shpallet në kërkim, shfrytëzonte për prostitucion të miturën

Elbasan- Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion me qëllim përfitimi një të mitur në qytetin e Elbasanit. Burime të policisë bënë të ditur dje, se është shpallur në kërkim shtetasi Blendi Kurti, pas denoncimit që ka bërë 15-vjeçarja P.C, e cila ka deklaruar në polici se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të panjohur, të cilin i'a kishte urdhëruar 20-vjeçari, pikërisht në një hotel në dalje të qytetit. Gjithçka është marrë vesh në rrugë operative nga shërbimet përkatëse të drejtorisë së policisë, të cilat tashmë kanë shpallur në kërkim tutorin. Ndërkohë, prokuroria ka shtrirë hetimet edhe mbi punonjësit e hotelit, të cilët kanë pranuar persona të paregjistruar dhe të paidentifikuar.

7 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›