E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne kufi i shpetojne rrethimit te policise kapen 26 kg droge

Hetimi dyshime per trafik narkotiku mes dy vendeve. Policia po punon per identitetin e dy autoreve

Vetem nata dhe terreni shume i veshtire malor ka bere qe dy trafikantet te cilet mbartnin mbi supe thaset me lende narkotike tu shpetojne prangave te policise. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1830 te dy diteve me pare ne vendin e quajtur Lapidari i Ushtarit komuna Kastrat rrethi Malesi e Madhe kur patrulla e Policise Kufitare ka konstatuar dy persona qe po leviznin ne drejtim te vijes se kufirit.

Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare edhe nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se Shkodres Fatbardha Celepia sipas se ciles autoret ende pa identifikuar sapo kane pikasur sherbimet e policise ne kufi jane larguar me shpejtesi te ndihmuar nga erresira dhe nga terreni i thyer malor duke lene dy thase. Pas kesaj ne vendngjarje jane therritur edhe specialistet e Seksionit kunder Narkotikeve te cilet pas hetimeve te para kane konstatuar se ne thase gjendej nje sasi prej rreth 26 kilograme e 170 grame lende narkotike e llojit kanabis sativa te ndara ne 26 pako celefoni.

Pergjate gjithe nates sherbimet e Policise Kufitare dhe asaj te Shkodres kane krehur terrenin me qellim gjetjen e autoreve te dyshuar te ngjarjes dhe venien e tyre para drejtesise ndersa eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale lenda narkotike. Nderkohe dyshimet e para te policise flasin per nje linje te trafikut te mundshem mes dy vendeve fqinje kufitare Shqiperise dhe Malit te Zi.

Ngjarja

Ka qene ora 1830 e se shtunes kur ne vendin e quajtur Lapidari i Ushtarit komuna Kastrat rrethi Malesi e Madhe nga patrulla e Policise Kufitare jane konstatuar dy shtetas te paidentifikuar qe po leviznin ne drejtim te vijes se kufirit. Sipas burimeve te policise me te konstatuar sherbimet tona policore dy personat e paidentifikuar jane larguar duke lene ne toke dy thase dhe duke u fshehur ne terren malore. Policia tha se dy autoret e dyshuar kane mundur te largohen me shpejtesi nga vendi te favorizuar dhe nga erresira. Menjehere policia ka filluar me krehjen e terrenit duke u vene ne kerkim te dy personave te dyshuar te ngjarjes por pa mundur te finalizoje operacionin me kapjen e tyre. Nderkohe sherbimet e Policise Kufitare kane thirrur ne ndihme koleget e tyre nga Seksioni kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Shkodres.

Te ardhur ne vendngjarje keta te fundit kane konstatuar pas hetimeve te bera se behej fjale per 26 kg e 170 grame te ndara ne 26 pako celefoni te tejdukshme te mbushura me lende bimore ne gjendje te thare e cila dyshohet te jete lende narkotike kanabis sativa.

Hetimi

Menjehere pas marrjes se informacionit ne vendngjarje kane mberritur specialistet e Seksionit kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder te cilet kane perveshur menget per keqyrjen e objekteve te gjetura ne vend.

Sipas te dhenave te policise nga veprimet e para hetimore u konstatua se ne thaset e lartpermendur ndodheshin gjithsej 26 kg e 170 grame te ndara ne 26 pako celefoni te tejdukshme te mbushura me lende bimore ne gjendje te thare e cila dyshohet te jete lende narkotike kanabis sativa.

Dyshimet e para te policise lidhur me kete ngjarje flasin per nje linje trafiku te mundshem mes dy vende fqinje porse gjithcka pritet te zbardhet ne ditet ne vijim. Nderkohe nga ana e saj po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve dhe materialet i kaluan Prokurorise se Shkodres per veprime te metejshme.

Sekuestruar

26 kg e 170 grame te ndara ne 26 pako celefoni te tejdukshme te mbushura me lende bimore ne gjendje te thare e cila dyshohet te jete lende narkotike kanabis sativa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›