Dije ekonomike për gjimnazistët
Edukimi ekonomik dhe sipërmarrja e lirë. Kjo ka qenë korniza e programit të ri ku janë përfshirë qindra gjimnazistë. Junior Achi-evement Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit kanë arritur që të aktivizojnë në këtë program nxënësit e shkollave të mesme për t’i njohur ata me biznesin, sipërmarrjen e lirë, ekonominë e tregut. “Janë më shumë se 220 nxënës të gjimnazeve “Ismail Qemali”, “Qemal Stafa”, “Andon Z. Cajupi”, “Sinan Tafaj”. Ata u ndanë në 32 skuadra me nga shtatë nxënës dhe u përfshinë në këtë projekt të stimuluar në kompjuter duke luajtur rolin e menaxherit”, sqaruan drejtuesit e programit. Sipas tyre, gjatë një periudhe tremujore skuadrat konkurruan si të ishin në një situatë reale biznesi, duke marrë vendime mbi çmimin, prodhimin, investimin dhe marketingun”.