Dikur ishin futbollistë

10) Alain Prost (kampion në Formula 1)
Para se Arsene Wenger të njihet si ‘Le Proffesseur’ një francez tjetër, Alain Prost e kishte marrë këtë nofkë për shkak të shkathtësisë së tij në timon, por si i ri ai ishte i interesuar në futboll, derisa babai i tij e shtyu të hyjë në sportin motorik kur ishte 15 vjeç. Katër tituj të kampionit të botës, 51 gara të fituara dhe disa beteja epike me Ayrton Sennan treguan se kishte marrë drejtimin e duhur.
9) Simen Agdestein (mjeshtër i shahut)
Norvegjezi bëri atë që kishte bërë rrallëkush duke përfaqësuar shtetin e tij në futboll dhe shah. Agdenstein u paraqit për Lyn Oslo, ndërsa kishte depërtuar në Kombëtaren e Norvegjisë para se një lëndim i ligamenteve të gjurit i pamundësoi të vazhdojë karrierën në vitet ‘20. Por, ai vazhdoi karrierën në shah dhe fitoi shtatë kampionate të Norvegjisë.
8) Luciano Pavarotti (tenor në operë)
Tifozi i përjetshëm i Juventusit ishte portier për ekipin junior të Modenës, ndërsa ishte provuar me ekipin e parë, por aty edhe përfundoi karriera e tij në futboll. Nëna e tij e bindi të fillojë shkollën e muzikës, drejtim i cili e bëri yll botëror.
7) Sean Connery (yll i aktrimit)
Nuk është shaka. Connery kishte marrë ofertë nga Manchester United, mirëpo ai refuzoi kalimin në Old Trafford, pasi në atë kohë ishte në një turne me South Pacific. Në të 20-at e tij, Connery ishte bindur të përqendrohet në karrierën e tij si aktor. Por, mundësia e paraqitjes së tij në një ekip me George Best do të kishte dërguar plot femra në gjunjë.
6) Nicky Byrne (pop yll)
Byrne ishte portier i Leeds Unitedit, ku kaloi dy sezone. Ai ishte pjesë e ekipit të rinjve që fitoi FA Cup më 1997, para se të lirohet nga klubi, sepse ishte shumë i shkurtër. Byrne u paraqit edhe për disa klube nga Irlanda, para se të vërehet nga Louis Walsh, i cili e angazhoi për një projekt muzikor. Këngëtari tani “luan” me një kuartet irlandez në vend të klubit nga Liga e tretë.
5) Steve Waugh (legjendë në kriket)
Ish-kapiteni i Australisë ishte aq i mirë në rini, sa që ishte dashur të zgjedhë mes sporteve, pasi ishte i angazhuar në futboll dhe kriket. Waugh luajti për New South Wales së bashku me vëllanë e tij binjak, Mark, ndërsa më pas ishin transferuar në Sydney Croatia ku kaluan një periudhë të shkurtër para se të përqendrohen në kriket. Të dy arritën sukses të madh në këtë sport.
4) Albert Camus (filozof)
Camus si i ri luajti për Racing Universitaire Algerois. Ai ishte portier që njihej për guximin dhe pasionin ndaj lojës. Por, shpresat e paraqitjes në shkallën profesionale iu shuan kur mori vesh se kishte sëmundjen e tuberkulozit. Por, ish-fituesi i çmimit Nobel për letërsi deklaroi dashurinë e tij ndaj sportit duke thënë: “Të gjitha që i di, rreth moralit dhe obligimeve, ia kam borxh futbollit”.
3) Julio Iglesias (këngëtar)
Idhulli i Madridit ishte portier i gjigantit spanjoll në ekipin e të rinjve, por u lëndua në një aksident automobilistik, duke shuar shpresat e paraqitjes në shkallën profesionale. Gjatë rikuperimit nga lëndimi në spital, një motër medicinale i kishte thënë atij një kitarë për t’i ndihmuar të rikthejë lëvizjet e gishtërinjve, ndërsa ai vazhdoi dhe shiti miliona kopje të albumeve.
2) Rod Stewart (këngëtar)
Rod ishte duke bërë karrierë të suksesshme në futboll, ndërsa si tinejxher nënshkroi kontratë me Brentfordin. Por, ai kishte thënë se u largua nga futbolli pasi kishte vërejtur se ishte më lehtë të bëhej këngëtar, ndërsa mund të ishte i dehur gjatë gjithë kohës.
1) Karol Jozef Wojtyla (Papa John Paul II)
Para se të bëjë pelegrinazhin në Romë, si i ri Wojtyla ishte portier për ekipin nga qyteti i lindjes në Wadowice. Ai njihej për fuqinë e tij dhe u paraqit në portë për ekipin universitar në Krakow. Më pas, edhe kur ishte në Vatikan, ish-portieri e ruajti pasionin ndaj futbollit dhe sidomos portierëve, duke i dhënë bekimin irlandezit Shay Given, kur ai ishte martuar më 2001.