E Diel, 1 Nëntor 2026

Haliti kontribuon për Newcastlen

Futbollisti kosovar, Labinot Haliti, dëshmoi lojë të mirë në fanellën e skuadrës australiane, Newcastle.

Ai me FC Newcastlen shënuan fitore me rezultat 3:2 kundër skuadrës së Melbournes, në kryendeshjen e javës së 22-të të kampionatit të Australisë në futboll. Haliti shënoi gol në minutën e 56, pas një veprimi të mirë dhe me një gjuajtje të fuqishme mposhti portierin rival, duke e ngritur rezultatin momental në 3:1.

Skuadra e Newcastles fitoi tri pikë domethënëse, të cilat e renditin në vendin e katërt në tabelë me 31 pikë, tetë pikë më pak se kryesuesi Sydney.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›