E Diel, 1 Nëntor 2026

Dikur monotoni me këngë, tani monotoni me llogje

Dikur, në kohën e monizmit pas lajmeve, Radio-Tirana transmetonte koncert me muzikë popullore sipas kërkesave të dëgjuesve (lexo: sipas dëshirës së stafit të radios). Këngët labe zinin shumë vend. Edhe pse janë mjaft të bukura, ne në Veri merziteshim, derisa transmetohej ndonjë këngë majkrahu apo me lahutë.

Sot ky mllef nuk ekziston. Këngë labe ka plot, por ka edhe këngë nga vise të tjera plot.

Ajo që na mërzit tani është që në radio e në televizionin publik dëgjojmë vetëm llogje politike apo cikërrima informative pa fund. Deri edhe të lajmet e jashtme, na mbytën me lajme nga Lindja e Mesme a thua se jemi shprehur se e duam Shqiperinë si Lindja e Mesme. Vallë kështu mbahet lart adrenalina e ekraneve tona apo mbahet premtimi as lindje, as perëndim?!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›