Jo rastësisht populli thotë: Nuk ka pyll pa derra
Gazeta britanike "Dejli telegraf" njoftoi dje se është arrestuar një kosovar 29 vjeçar, i cili së bashku me tre terroristë të tjerë, kishte komplotuar për të vrare Kryeministrin Xhon Brown. Ai kishte komplotuar të bënte të njëjtën gjë kundër ish- Kryeministrit dhe mikut të madh të shqiptareve Tony Bler. Tani për tani nuk jepet emri i këtij terroristi për arsye hetimi...
Nuk duhet të nxitojmë pa pasur të dhëna të plota e të sakta për këtë terrorist. Mos të harrojmë se në Kosovë ka edhe serbë, jevgjit, romë, boshnjakë, turq e kombësi të tjera. Qenia nga Kosova nuk është tregues i kombësisë. Ndaj mos të nxitojmë! Mos të nxitojmë, por edhe të mos harrojmë!
Të mos harrojmë aleatët tanë strategjikë, SHBA-në dhe Perëndimin. Britania e Madhe mbetet një shtyllë e çeliktë në përkrahje të çështjes shqiptare, të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!Të mos harrojmë se midis nesh shqiptarëve ka edhe antiamerikanë edhe antiperëndimorë. Ka edhe agjentë të fshehtë e spiunë të Beogradit, të Moskës, të dreqit e të birit! Ka pasë dje nën pushtim... Ka pasë dje në luftë... Ka pasë dje e sot në paqe... Do të ketë edhe në të ardhmen ... Janë me gishta, por ka!
Pak me shume se nje vit me pare tre prej tyre, u bashkuan me terroriste nga Lindja e Mesme për të sulmuar bazen ushtarako- ajrore të Fort Dixit, në Nju Xhersi! Pikerisht ate vater të ngrohte që në gazepin e 1999 priti qindra, mijera refugjate, femije e pleq, gra e vajza, nëna e motra shqiptare të debuar me dhune e terror, me zjarr e me hekur, me shpaten e gjakosur dhe kryqin e përgjakur ortodoks nga makina serbe e luftes e terrorit shteteror!
A ka krim e pabesi me të madhe!?Vigjilence! Syçeltesi! Jo rastesisht populli yne ka nje shprehje të artë: “nuk ka pyll pa derra!”