Kush spaguan energjinë?
Energjinë të gjithë e duam, por pakkush e paguan. Nga një studim i mirëdokumentuar për problemet e energjisë për pësë vitet e fundit në qarkun e Dibrës, në 279 fshatra dhe katër bashkitë, (realizuar nga një ekonomist me përvojë, por i lënë pas dore me shkak bindjet politike), rezultojnë shifra tronditëse: Janë dhjetë miliardë lekë të paarkëtuara në këtë periudhë, ndërsa humbjet në rrjet varjojnë nga 38% deri në 48% sipas viteve. Ndërsa në 5 vjet është faturuar energji në vlerën 3.850.198 mijë lekë, vlera e paarkëtuar ka qënë 924.744.000 lekë të reja. Nga ana tjetër 1.617.083 mijë lekë janë humbje bashkë me humbjet mbi humbjet në rrjet. Vlera e humbur shkon në 2.541.827 mijë lekë ose shkoqur 26 miliardë lekë të vjetëra.
Një shifër marramendëse që do të thotë se në total arkëtohen më pak se 40% e energjisë së prodhuar.
Shifra alarmante raportohen për mos pagesën e energjisë nga familjarët, privatët, buxhetorët e jobuxhetorët. Vetëm për vitin 2007 janë 166.117.000 lekë të paarkëtuara.
Po kush nuk e paguan energjinë?! Së shumti janë familjartët, janë ata që punojnë në shtet, që marrin një pagë, shpesh vetëm se kanë votuar për partinë në pushtet, por energjinë nuk denjojnë ta paguajnë. Punonjës bashkish, komunash, spitalesh, shkollash, komisariatesh, institucionesh, janë debitorë ndaj shtetit (në disa raste shpesh dhe me miliona lekë).
Lista e përgatitur nga KESH-i, me shpresën se dikush do t’i ndihmojë në vjeljen e debitit, janë me emra konkretë, emra që shënojnë persona e familje me të ardhura të konsiderueshme, ndër ta dhe prej atyre që shpesh jemi mësuar t’i quajmë “bosë lokalë”.
Ndërsa ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, me pagesë papunësie apo paaftësie, pensionistët e qytetit apo fshatit, troç shtresa në nevojë, në përgjithësi e paguajnë energjinë.
Shteti hesht për “të vetët” dhe kërcëllon dhëmbët për “të tjerët” që zakonisht janë opozitarë. Ata duhet të paguajnë, kurse të vetët le të kenë lidhje të dyfishta, le të kenë miliona të papaguara, le të hapin e mbyllin zyrat e shtetit të pacënuar, se ata u duhen përsëri, zgjedhjet janë në prag.
Debia ndaj KESH-it rritet çdo ditë. Ndaj dhe kryeministëri i Shqipërisë, kur del me gërshërë në dorë për të prerë dhe shiritin e ndonjë banjoje publike, le të drejtohet publikisht me thirrjen “vëllezër opozitarë, na shpëtoni,mos mungoni të paguani energjinë, te ju i kemi shpresat!”.
*Autori është ekonomist