E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, zbulohen pjesë të antikitetit 3500 vjet p.k

17/03/2011  Janë gjetur nga banorët e fshatit Këmishtaj të periudhës neolitike

LUSHNJE- Kanë qenë banorët e fshatit Shegas në rrethin e Lushnjës, të cilët duke punuar në tokat e tyre bujqësore gjatë gërmimit kanë zbuluar copëza amforash dhe pjesë varresh që sipas historianëve dhe arkeologëve i përkasin periudhës helenistike.

Zbulimi

Zbulimet e tyre kanë qenë thjesht rastësore dhe gjatë gërmimit ata kanë gjetur mijëra copa qeramike të periudhës neolitike ose 3500 vjet para Krishtit. Banorët copat e gjetura i kanë dorëzuar në Muzeun Historik të rrethit të Lushnjës. “Kemi gjetur mbetje të qeramikës”,-ka thënë Blerim Lula, banor i këtij fshati dhe janë gjetur edhe monedha, por këto nuk i kemi tashmë se i kemi dorëzuar. Besohet se vendi ka qenë i lashtë dhe i populluar në kohërat ilire çka e tregon edhe vendi përreth që qeramikat ndodhen me shumicë”. Banorët thonë se monedhat e vjetra janë gjetur muaj më parë, ndërsa tashmë me punimet e stinës së pranverës duke gërmuar kanë gjetur copëra qeramike. Drejtuesit e Muzeut Historik të Lushnjës kanë pohuar nisjen e një ekspedite dhe misioni arkeologjik në këtë zonë. “Ne gjetëm pjesë qeramike që i përket periudhës së neolitit”,-ka thënë drejtori i muzeut historik në Lushnjë, Niko Fero, dhe këto janë pjesë dhe dëshmi e gjallë e lashtësisë ilire në trevën e Myzeqesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›