Dilema Del Piero

Alessandro del Piero i ka dhënë një shtytje Juventusit në ndeshjet e fundit, por paraqitjet e tij inspiruese kanë krijuar dilemë për presidentin Andrea Agnelli, i cili është duke u përballur me presion për të rishqyrtuar vendimin e tij për mosvazhdimin e kontratës së 37 vjeçarit, përcjell Tuttosport.
Del Piero në sezonin e tij të 19-të në klub ka dhënë kontribut të madh në dy ndeshjet e fundit sa që tifozët debatojnë nëse trajneri Antonio Conte duhet ta aktivizojë si titullar ndaj Napolit të dielën.
Kontrata e tij me Juventusin skadon në fund të këtij sezoni.