Mata synon titull

Mesfushori i Chelseas, Juan Mata beson se skuadra mund të përfundojë sezonin me titull të fituar. Skuadra londineze fitoi 1-0 në Benfica në ndeshjen e tyre të parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, kurse është kualifikuar për në gjysmëfinale të FA Cup.
Reprezentuesi spanjoll është optimist se mund të fitojë trofe në sezonin e tij të parë me Chelsean.
“Pse jo, pse jo? Nuk do të jetë lehtë, por jemi gjallë dhe luftojmë për Ligën e Kampionëve dhe FA Cup”, deklaroi Mata për Daily Mirror.