Lavezzi mund të mbetet në Napoli

Menaxheri i sulmuesit argjentinas Ezequiel Lavezzi ka bërë të ditur se klienti i tij është i hapur rreth qëndrimit në Napoli.
Lavezzi vazhdimisht është spekuluar se kërkohet nga gjigantët e Premierligës Manchester City dhe Chelsea, kurse së fundi edhe nga skuadra franceze Paris St Germain. Por, Alejandro Mazzoni ka insistuar se Lavezzi është i lumtur të mbetet në San Paolo.
“Lavezzi, njësoj sikurse Hamsik dhe Cavani, mund të mbetet në Napoli. Ai ka kontratë të gjatë dhe do të vendosë presidenti De Laurentiis”, deklaroi Mazzoni për Radio Kiss Kiss.