E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gervinho i beson Arsenalit

Sulmuesi i Arsenalit, Gervinho është i bindur se pritja e gjatë për titull do të përfundojë sezonin e ardhshëm.

Londinezët nuk kanë fituar asnjë trofe nga viti 2005, kurse do të përfundojnë edhe këtë sezon pa shijuar sukses.

Por, Gervinho beson se sezoni i ardhshëm do të jetë pozitiv. “Në të ardhmen mund të fitojmë shumë tituj. Kemi të ardhme të ndritur sepse ky është një klub i mirë. Jemi ende të rinj dhe vetëm duhet të zhvillohemi së bashku. Do të fitojmë sezonin e ardhshëm”, deklaroi ai për Daily Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›