Optimizmi i Milanit

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç beson se Milani mund të kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 0-0 me Barcelonën në San Siro.
“Ne vrapuam shumë dhe të gjithë e dinë se Barcelona ka më tepër posedim se çdo skuadër në botë. Luajtëm mirë, krijuam shumë raste për shënim, por nuk arritëm t’i konkretizojmë. 0-0 është rezultat i mirë. Ne kemi luajtur më herët në Barcelonë edhe pa mua, andaj do të përpiqemi të vazhdojmë përpara, jam optimist”, deklaroi Ibrahimoviç, ish anëtar i Barcelonës.
Në kualifikim të mëtutjeshëm beson edhe mesfushori Clarence Seedorf. “Ky rezultat na ofron mundësi të kualifikohemi në rrethin tjetër. Ata duhet të luajnë vetëm për fitore, kurse ne kemi dy prej tri rezultateve në dispozicion. Çdo skuadër ka pikë të dobët dhe ne mund të marrim me vete një barazim”, deklaroi Seedorf.