E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilema e Ankarasë duke ëndërruar Europën

Nuk është një rast se kryeministri Turk, Recep Tayyip Erdogan, që është një manovrues i shkëlqyer dhe një lider filoislamik i parti së që qeverisë Akp (me targën “drejtësi dhe zhvillim”), ka dashur të denoncojë arrestimin e më shumë se 40 eksponentëve ushtarakë, midis të cilëve 14 me grada të larta, gjatë takimit të zhvilluar në Madrid, Spanjë. Midis shumë tavolinave mbi të cilët luan Erdogan letrat e tij synojnë Evropën dhe Spanjës që nga janari ka kryesimin semestral të BE. Ai deri më tani, duke negociuar një tratativë të gjatë për hyrjen e plotë të Turqisë në BE, i ka dhënë Evropës disa pikë në favor të drejtave të njeriut: heqja e dënimit me vdekje, pezullimin e dënimit të adulter bashkëshortor për gratë, një sjellje më e butë kundrejt minorancës rebele kurde, një shtrëngim dore me armenët me një lehtësim negacionizmit drastik të gjenocidit ndaj armenëve të ndodhur, midis Tetëqindtës dhe Nënqindës, që mbytën rilindjen kombëtare dhe kulturore te armenëve kristianë.

Por gjëja që i intereson më shumë Erdoganit është të vërë në paketën e koncesioneve demokratike Evropës, më të rëndësishme dhe më delikate të ceshtjeve të pushtetit në Turqi. Roli jo vetëm politik, por historik, i ushtrisë. Ishin Ushtarakët e lartë që më 1923, nga nisja e diktaturës moderniste të Qemal Ataturk, që ishte garanti i mbrojtësi i laicizmit me të cilën njeriu që vinte nga repartet ushtarake, donte të evropianizonte dhe shekullarizonte Shtetin e ri Turk, pas gërmadhës së ish-perandorisë Otomane. Me kalimin e kohës, humbja e Qemal Ataturkut dhe shkriftimi i diktaturës ushtarake, gjeneralë dhe kolonelë, të mbështetur nga thelbi i prokurorisë laike, vazhduan të ishin në fuksionet kryesore të mbrojtjes së Qemalizmit. Ishin ushtarakë profesionistë dhe gjyqtarë kushtetues dhe kontrollor, nganjëherë fleksibël dhe herë të tjera intransigjentë, të punëve të qeverisë civile dhe maxhorancave të partive që luftonin për të menaxhuar ekzekutivin. Në shumë raste, 1960, 1971, 1980, ka ndryshuar me grushte shteti dinamikën parlamentare duke bërë qeveri ushtarake për pak kohë, që sillnin principet Qemaliste në një vend nevralgjik, që kalonte nga nacionalizmi etnik dhe disa herë nga infiltrimi islamist; një vend me më shumë se 70 milionë banorë euro-aziatikë, kolonë mbajtëse e NATO nga viti 1952, me një ushtri konvencionale që është e dyta vetëm SHBA-ve. Kompleksi ushtarak-gjyqësi ka parë më sy të keq rrezikun e ngritjes në elektorat të partisë islamike Akp, që deklaron se është e moderuar dhe se di të farkëtojë islamizmin me injektime të liberalizmit ekonomik. Fakti që myslimani Erdogan me grua të mbuluar me ferexhe është bërë shef i qeverisë, dhe me një bashkëpunëtor si Abdullah Gül, president i Turqisë, edhe me gruan e mbuluar, ka shkaktuar nga kohë skandalin dhe urrejtje nga njerëzit me uniformë të Shtetit laik. Që i ka bërë të kërcënojnë me një rishkrim të kushtetutës, dhe fshehtësish, duke shprehur idenë e një hipoteze që për të katërtën herë ose të pestën të një prove force kundër qeverisë që ka devijuar ka mësimet e Qemal Ataturk. Por Erdogan ditur të shesë deri dje Brukseli, në Madrid sot, frikën e një grushti shteti të ri ushtarak, anti-demokratik, anti-kushtetues, që synon jo vetëm të bëjë reprezalje institucione të moderuar islamike turke por edhe aktivitetin e sindikatave dhe të partive. Ia ka vënë përpara jo më vetëm me fjalë, por me fakte, evropianëve që janë garant të të drejtave të njeriu arrestimin e ushtarakëve të lartë të marinës dhe aviacionit, të akuzuar se në vitin 2003 ka planifikuar një puc, të mbiquajtur Bajloz kundra qeverisë të zgjedhur ligjshmërisht nga populli. Duke denoncuar të mbijetuarit e shenjtë të traditës Qemaliste, të diskredituar nga shtypi mik ndaj qeverisë si pjesëtarë të organizatës terroriste Ergenekon, Erdogan i ka lëshuar një sfidë Evropës ose më mirë enigmën di një koncepti oksimor (kundërthënës): nëse Ju, evropianët, doni më të vërtetë të evropianizoni Turqinë, duhet të dënoni evropeizmin ushtarak dhe eversiv të Shtabit të Përgjithshëm dhe të bashkohen me shumë me europianizmin evolucionist dhe progresit të islamikëve të moderuar dhe jo të dhunshëm.Në këtë pikë, gjithcka është pezull dhe duhet filtruar dhe të vuloset me prova të provuar që ekzistojnë. Nuk ka ndodhur kurrë më parë një spastrim i tillë në Ankara dhe Stamboll. Turqia duke e ndarë në të shpirtra. Evropa, që lëkundet dhe e paqartë, me miliona emigrantë anatolianë jo të integruar më periferitë e Parisit, Berlinit, të Stokholmit, gjendet përpara një çarje në historinë e saj moderne, një shpërbërje dhe një denigrim me pranga dhe burg, nuk e dimë akoma se a janë të implikuar këtë të arrestuar, që kishte një elitë që kishte synuar për më shumë se tre çerek shekulli për të evropianizuar të paktën në teknikë, në mos oksidentalizmin qytetar, të një vendi të madh që lëkundet midis nesh dhe Azisë. Do të dimë më mirë, pas pak kohësh, nëse turqit do të kalojnë ose do të shpërbëhen në një luftë institucionale, nëse do të kalojnë gjirin e Dardaneleve apo do të qëndrojnë përfundimisht aty, në gjirin e njerkës së madhe aziatike. Përgatiti L.Lita

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›