Shkarkimet nga Fierza, bllokojnë lëvizjen e tragetit
BAJRAM CURRI- Hapja e tunelit numër 4 për shkarkimet e ujrave në hidrocentralin e Fierzës ka krijuar rryma të rrezikshme në liqenin e Komanit duke bërë që trageti i linjës Fierzë- Koman të mos vihet në lëvizje.
Sipas korrespondentit të NEWS24 në Tropojë Ismail Bucpapaj liqeni i Komanit është bërë i palundrueshëm për shkak të rrymave të rrezikshme që kanë krijuar shkarkimet e fuqishme nga tuneli i Fierzës.
NEWS24 informon se moti i reshjeve është përmirësuar, ndërsa vihen re rrëshqitje të tokës në disa zona të këtij rrethi. Në disa zona rrëshqitjet e dheut rrezikojnë dhe jetën e banorëve. Ndërkohë aski Fierzë- Fushë Arrëz i cili ishte i bllokuar gjatë ditës së djeshme për shkak të rrëshqitjes së dherave është i hapur.
(s.g/BalkanWeb)