Të mos mbesë tokë e papunuar!
Përtej syrit të një krijuesi, kur futesh në luginë të Shushicës, pamja është fushnajë e madhe që i rreh në të dy krahët lumi që kokën cuditërisht e ka në buronja të Kuce. Fusha të begata që kanë prodhim .Fusha që të paktën në dy dimra dhe verë I kam parë të mbjellura. Dhe përveç gjelbërimit ndjen se atje ku punohet toka, prodhimi dhe fitimi peshon në xhepin e fermerit, pra lëviz paraja. Në fushën e Drashovicës janë mbjellur pjeshkore. Cdo verë udhëtarët blinin aty pjeshkë të freskëta. Deri në fshatin Vajzë pashë projektin ku fermeri kishte mbjellë qershi dhe më tej ullinj. Ripërtëritja e një tradite të lashtë sic është kultivimi i ullirit, nëpërmjet subvencionit nga ana e shtetit përmban faktorë pozitivë për fermerin. Tokat e shkretuara prej vitesh tanimë do të kenë kultivarë përmbi shpinë dhe e dyta prodhimi që do të marrë fermeri do të jetë i tëri falas. Mirëpo përhapja e kësaj përvoje dhe shtimi i subvencionit mbetet një faktor për të përvijuar më tej punën. Lugina e Vlorës është zonë e ullirit dhe kultivimi i tij duhet të përshpejtohet edhe në vitet që pasojnë. Kam gjesdisur fshatra të kësaj lugine që kanë toka dhe i mbjellin vetem jonxhishte. A mundet të konsiderohet sot fshati shqiptar vetëm me ca cangadhe dhe toka me jonxhishte. A mundet që fermeri sot të mos prodhojë në tokën e tij perimet, frutat dhe të mos rrisë bageti për të prodhuar qumështin, mishin dhe djathin. Dhe po qe kështu a mund të quhet fermer? Nëse nuk prodhon c’dreq fermeri mund ta quash atë, që rri gjithë ditën e Zotit dhe luan domino tek rrapi. Gjej shpesh dhe të paqena justifikime se nuk ka ujë, nuk ka ashtu dhe nuk ka kështu. Atje ku fshatarit i hanë duart për punë duket se gjithshka ndrin. Një fermer nga fshati i poetit Ali Asllani në fshatin Vajzë ka blerë një fabrikë prodhimi bulmeti deri në 120 mijë euro në Itali dhe po e vendos në punë. Kërkon që kur të këputen blegtoria e zonës të fillojë përpunimin e qumështit njësoj si në shtetin fqinjë Itali. Ngritja e një industrie të këtillë në fshatin e largët percepton mendimin se fermeri që ka dëshirë e vullnet gjen shtigje të mëdha. Kur i pyeta ca banorë në Pllocë se përse i sillnin nga Vlora qepët e patatet ma kthyen: s’bëhet tek ne. Në të vërtetë në këto fshatra prej 20 vitesh është jetuar me kurbetin. Trupi aty por mendja përtej dmth kur të vinte vakti i punëve në shtetin fqinj niseshin vardharë-vardharë, d.m.th refugjatë shtigjeve për të punuar në tokat e grekut. Një banor i zonës më tregoi se po të mbash 100 krere dele apo dhi jeton fare mirë. Ka edhe një mentalitet të formuar nga regjimi i mëparshëm. Presin çdo gjë që ta bëjë shteti. Me 100 krere fitimi del për së mbari. Sepse të jetosh në fshat dhe të rrish gjithë ditën tek rrapi nuk ka se si të fitosh, mbasi dhëntë duan çoban ziun. Kështu në këtë prizëm, do ta gjykoja jo vetëm të drejtë VKM për tokat që nuk punohet por më tepër se të vonuar. Përse analistët e majtë ngrenë zërin dhe shprehen që me këtë vendim do të krijohet situatë konfiktuale në fshat. Mund ti pyesësh, por gjithsesi ata i shohin gjërat bardh e zi. Ata thonë më mirë toka djerrë sesa e punuar, më mirë i varfër sesa të pasurohesh. Kjo praktikë si zanafillë duhet të kishte lindur që në vitet 90. Tokat e bukës dhe të prodhimit kanë vite që nuk shfrytëzohen. Një fenomen tjetër që ndeshëm në fushimin e Mavrovës dhe ca poshtë saj: Toka të mbjella me gurë. Kishin nxjerrë zhavorrin e lumit dhe e kanë kthyer tokën bujqësore, atë tokë me ajkë, në tokë mbajtëse për zhavorrishtet e ndërtimit, duke u leverdisur të ndryshonin destinacionin. Madje duke shpërfillur ligj e komunarë. Komunat duhet t’i kishin rënë alarmit, sepse komunarët më tepër merren me problemet sociale si zgjidhje gardhesh apo pleqërime të kota se sa atje ku duhet rrahur cekani . Sidoqoftë mua më duket se ka filluar mbarë viti që fermeri mbjellë duke e kuptuar se pasurimi i tij vjen nga kjo suazë prodhuese. Madje do të thonja se në DBU e Vlorës ka mjaft kërkesa për subvencionimin madje dëgjoja drejtorin Edi Dervishin, gjë konfirmonte se interesi është rritur. Dhe duke parë rrushi-rrushin, piqet shpejt, thonë fshatçe tek ne. Kështu politika subvencionuese që shteti po ndjek me fshatin ka favor dhe interes për fermerin. Edhe VKM e fundit për tokat duhet të synojë pikërisht këtë, që toka të mos mbesë e papunuar sepse puna sjell fitim në interes të fermerit. Besohet e lashtë thënia “që të punohet toka duhet punuar koka”, pra ka të bëjë vërtet me paragjykimet që bëjnë se më mirë është të luash domino e të hedhësh batuta nëpër gazeta se me këtë ligj bëhet batërdia, apo të punosh tokën të prodhojë. Të gjitha pikët shkojnë tek një rezultante: të punohet toka.
...