Transferohen në Shqipëri tre të burgosur të Guantanamos, asnjëri s’është ujgur
Tre te burgosur te burgut famekeq te Guantanamos jane transferuar ne Shqiperi ne baze te marreveshjes mes Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe qeverise së Berishës. Sipas nje njoftimi te Ministrise se Brendshme Saleh bin Hadi Asasi, me kombesi tuniziane, Sharif Fati Ali al Mishad, me kombesi egjiptiane dhe Abdul Rauf Omar Mohammad Abu al Qusin, me kombesi libiane jane transferuar ne vendin tone. Ky transferim vjen si rezultat i angazhimeve konkrete qe qeveria shqiptare ka marre per te mbeshtetur inisiativen e administrates se Presidentit Obama per mbylljen e qendres se Guantanamos dhe transferimin e te paraburgosurve ne vende mike dhe te sigurta. Me pranimin e ketyre tre individeve, numri total i te transferuarve nga Guantanamo ne Shqiperi shkon ne 11, por bie në sy se tek të transferuarit nuk ka asnjë ujgur, sipas kërkesës së mëhershme të qeverisë që ujgurët të mos transferohen më në vendin tonë, pasi këto do të dëmtonin marrëdhëniet me Kinën
...