E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lila: “Lojtarët e Shpresave të denjë për Kombëtaren”

Sokol Paja
Andi Lila lojtari kryesor dhe kapiteni I Shpresa të shqipërisë ka deklaruar se kombëtarja e 21-vjecarëve ka elementë shumë të nevojshëm edhe për ekipin kombëtar. Lila është grumbulluar edhe nga trajneri Baric me kombëtaren dhe është parë si një zëvendësues mirë i elementëve të vjetër në kombëtaren tonë të futbollit. Sipas Lilës "Edhe në ekipin e shpresave ka elementë shumë të mirë që pa frikë mund të them se bëjnë edhe për kombëtaren tonë. Lojtarë të tillë si Lika i Vllaznisë apo edhe Shoshi i Apolonisë, mendoj se janë elementë të mirë që bëjnë edhe për kombëtare. Lojtarët e grumbulluar nga Baric si Lila, Bakaj, dhe Hyka shikohen prej kohësh si një mundësi e mirë ripërtëritjeje për ekipin e parë kombëtar dhe pa asnjë hezitim, trajneri Baric ka thirrur në kombëtare tre futbollistët më të mirë të 21-vjecarëve të cilët me paraqitjen e tyre kanë lënë pa mend edhe vetë trajnerin që i thirri në kombëtare. Sipas Lilës ekipi i 21-vjecarëve e ka bërë më së miri detyrën e tij furnizuese me talente të ekipit të parë kombëtar dhe nëse ecet me këto ritme patjetër që do të kemi edhe elementë të tjerë që do të ndihmojnë që të kemi një ekipi kombëtar A më të kompletuar dhe më cilësor nga përbërja e futbollistëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›