Dilema e konsumatorëve, makinë e re apo e vjetër

20/05/2005 Përgjysmohet numri i makinave të çdoganuara, taksat janë shumë të larta
Makinat e përdorura kalojnë gjithnjë e më rrallë nga doganat. Llogaritja me laps në dorë ka bërë që qytetarët të jenë përpara një dileme të madhe, në se kursejnë duke blerë një makinë importi apo duke e marrë të re te distributorët. Gjithsesi, Drejtoria e Doganave raporton se për llogaritë e saj numri i makinave që janë çdoganuar në tremujorin e parë të 2005-ës, kanë rënë ndjeshëm pothuajse në masën 50 për qind. “Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, numri i makinave të çdoganuara ka qenë 3.609 dhe, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër ishte 6.594 makina”, bëhet e ditur nga të dhënat doganore. Sipas agjencive doganore, shkak për uljen e çdoganimit të makinave është bërë rritja e tarifës së çdoganimit për makinat e përdorura. “Gjatë vitit të kaluar kemi arritur të çdoganojmë nga 30 deri në 40 makina në ditë, ndërsa tani numri është ulur ndjeshëm, duke çdoganuar mesatarisht 3 makina në ditë”, bëjnë të ditur agjencitë doganore. Kështu janë 6 taksa dhe tatime që rëndojnë mbi një automjet të importuar. Pjesën më të madhe të kësaj fature e zë tarifa doganore. Për makinat e përdorura kjo tarifë shënon 15 për qind të vlerës së deklaruar, ndërkohë që për makinat e reja kjo tarifë shkon në 2 për qind të vlerës së deklaruar. Kjo politikë është përdorur për herë të parë në vitin 2001. Me anë të saj u kërkua të stimulohej blerja e makinave të reja dhe rifreskimi i tregut aktual të makinave, i cili deri më sot ka një moshë mesatare të automjeteve prej 10 vjetësh. Sipas një studimi të kryer nga shoqata e distributorëve të makinave, nga 26.640 makina të ardhura në vit, vetëm 800 prej tyre ishin me kilometrazh zero. Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar, planifikohet një tjetër politikë taksash për makinat e përdorura. Në këtë kuadër është shtuar edhe taksa e ambientit ose e mbiquajtura taksa nacionale. Sot për një automjet të prodhuar pas datës 31 janar 1995, duhet të paguash 40 mijë lekë, ndërkohë që për makinat e prodhuara para kësaj date kjo shifër është 65 mijë lekë. Nga kjo taksë përjashtohen të gjitha makinat, kilometrazhi i të cilave shënon zero. Të gjitha faturat e paguara përllogariten duke i shtuar vlerës së mallit 20 për qind TVSH (tatimi mbi vlerën e shtuar). Nga hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në momentin e çdoganimit, një makinë do të paguaj një taksë prej një euro në ditë.
Makinë e vjetër
2 – 10 milionë lekë
Makinë e re
10 – 40 milionë lekë
Makinat e importit, ja taksat që paguhen në doganë
Taksa e importit për automjetet
llogaritet duke shumëzuar taksën fikse, e cila për makinat me benzinë është 20 mijë lekë dhe për ato me naftë 25 mijë, me vëllimin apo cilindratën e motorit, si dhe me koeficientin e përcaktuar shprehimisht në ligj.
Taksa doganore
Taksa doganore për automjetet e përdorura është 15% e vlerës së makinës, ndërsa për makinat e reja kjo taksë është më e ulët, 2%.
TVSH-ja e makinës
Përcaktohet pasi çmimit të makinës i shtohen edhe taksa e importit me taksën doganore; nga shuma e këtyre dy taksave do të aplikohet 20% e TVSH-së.
Makinat e vjetra
Përfitimet
Kanë tarifa nga më të ulëtat deri te më të lartat
Mund të zgjedhësh tipin e makinës
Problemet
Vlera e makinës paguhet e gjitha cash
Makinat nuk kanë garanci teknike
Kanë vlera të larta kilometrazhi
Makinat e reja
Përfitimet
Mund të blihen me kredi
Kanë garanci teknike
Kanë kilometrazh zero
Problemet
Kanë tarifa të larta
Paguan interes për kreditë