Zhgënjimet e Madhështisë
20/05/2005 Presidenti francez, Zhak Shirak, ka bërë karrierë duke thirrur lavditë e të kaluarës së vendit të tij. Por populli i tij tani vret mendjen, nëse ai është në gjendje t’i udhëheqë drejt të ardhmes
Gjatë gjysmës së parë të presidencës së tij, Shiraku vendosi të shfaqej si një njeri i veprimit. Ai shfaqi muskujt e Francës, përmes testeve bërthamorë në Oqeanin Paqësor, të cilët hapën shumë polemika. Në Ballkan, ai nxiti presidentin amerikan, Bill Klinton që të ndërhyjë ushtarakisht, të thyejë darën serve rreth Bosnjes dhe t’i japë fund genocidit
Luftëtari i vjetër i sumos kishte nevojë për diçka që të largonte vëmendjen nga dështimet e njëpasnjëshme. E gjeti tek George Ë. Bushi dhe lufta e tij në Irak. Sa më shumë që presidenti i SHBA shpallte vizionin e thjeshtë të një bote të dominuar nga superfuqia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aq më shumë Shiraku kundërpërgjigjej
Thellë në Francën rurale, fshati i lashtë Sarran (popullsia: 300 vetë) mburret me një muze të çuditshëm. Eshtë një ndërtesë 4 milionë euro, e ndërtuar me shpenzimet e taksapaguesve të sotëm francezë dhe europianë, dhe shumë moderne. Por fryma e saj shkon pas në “cabinets de curiosite” të shekullit 18, ku amatorët e mëdhenj të Ndriçimit të Mendjes mblidhnin koleksione të mëdhenj ekscentrikë, të clët shpesh zbulonin qoshet e fshehta të mendjes së tyre. Kabineti i Sarran është i gjithi për Presidentin francez, Zhak Shirak, rrënjët politike dhe familjare të të cilit janë pikërisht në këtë rajon të Correzes.
NJë prej pjesëve më interesante është koleksioni i mundjes sumo: figurina, postera, një rrip si dhe kujtime të tjerë të artit marcial për monstra këmbëlehtë. Për të shpjeguar pasionin e tij për sumon, Shirak dikur ka cituar një ëprshkrim lidhur me sportin, sipas të cilit ai ka të bëjë më pak me kontaktin se sa me parashikimin e kundërshtarit: kur vjen më në fund radha e lëvizjes së madhe, veprimi është kaq i shpejtë saqë “fitorja arrihet përpara se të kesh kohë të kuptosh se si”. Shumë prej rivalëve politikë të Shirakut janë ndier kështu prej vitesh. “Ndoshta, po të kisha nisur që në rini, mund të kisha bërë sumo”, rrëfeu një herë presidenti në një intervistë me gazetën sportive L’Equipe. “Kisha gjatësinë e nevojshme. Pesha? Atë mund ta vësh”.
Në fakt, 72-vjeçari Shirak e ka kaluar gjithë jetën duke luftuar mbi peshën e vet – dhe atë të Francës. Brenda vendit, ai do të çorientonte kundërshtarët, duke u bërë një politikan sa i krahut të djathtë sa i krahut të majtë, duke mos i lënë kurrë rivalët të dinë paraprakisht se nga do të shkonte, dhe duke shpresuar që ata do të ndiqnin drejtimin e gabuar. Sdhpesh herë, kështu ndodhi. Për të projektuar vetveten dhe vendin e tij me peshë mesatare në skenën globale, ai zgjodhi kundërshtarë të mëdhenj, veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Dhe ai u fry duke pretenduar se fliste në emër të shumicës së europianëve. Nganjëherë, kjo teknikë funksionoi. Edhe nëse kundërshtimi i Shirakut për pushtimin e udhëhequr nga SHBA në Irak ishte pengues, përçarës dhe në fund të fundit joefikas, ai shënoi një prej pikave më të larta të popullaritetit të tij në vend. Shumica e qytetarëve francezë vazhdojnë të mendojnë se ai e përfaqëson shumë mirë vendin e tyre jashtë Francës.
Megjithatë, pas 40 vjetëve në politikë dhe 10 vjetëve si President, lëvizjet e këmbëve të Shirakut duket se janë ngathtësuar. Publiku tashmë është i lodhur tashmë nga lëvizjet dhe sajesat e tij dhe thellësisht dyshues ndaj premtimeve që Shiraku bën. Jë dekadë më parë, për shembull, ai erdhi në detyrë duke premtuar se do të ulte papunësinë, e cila ishte atëherë 11.4 përqind. Sot ajo është 10.2 dhe ka sërish tendenca rritjeje. Në 29 Maj, kur francezët do të votojnë në një referendum për kushtetutën e re të Bashkimit Europian, sondazhet tregojnë se ata mund të thonë “Non!” E dërkohë që aktualisht është e vështirë të parashikosh rezultatin, nuk ka asnjë dyshim që shumica e atyre votave do të hidhen më shumë kundër Presidentit se sa kundër dokumentit. NJë sondazh i kohëve të fundit tregon se 72 përqind e francezëve nuk dëshirojnë që ai të rikandidojë për një mandat tjetër në vitin 2007; 57 përqind i japin notë negative lidershipit të tij në dekadën e fundit.
Në Sarran, tek “Musee du President Jacques Chirac”, ka një peshk të balsamosur shëmtuar, që shpesh quhet fosili i gjallë. Shiraku plak, me fiksimin e tij për lavditë e të kaluarës franceze, shihet sot në thuajse të njëjtën dritë. Gilles Delafon, bashkëautor i një libri mbi marrëdhëniet e Shirakut me Shtetet e Bashkuara, e përshkruan atë si “dinozaurin e fundit të Republikës së Pestë”, trashëgimtar i politikave konservatore centralizuese dhe një sistemi autoritar presidencial të ngritur nga Charles de Gaulle në 1958. Dhe me të vërtetë, ai duket gjithnjë e më pak në kontakt me popullin e tij, i cili përpiqet të përbalet me kërkesat e ekonomisë globale që po ndryshon me shpejtësi.
Në Francë ka një pasiguri të thellë mbi të ardhmen. Pyetje djegëse mbeten pa përgjigje. Përshembull, si duhet ta integrojë, asimilojë apo edhe akomodojë vendi popullsinë e tij të madhe të myslimanëve? Si mundet ta reformojë Franca sistemin arsimor në mënyrë që, ajo që studentët mësojnë t’i përgatisë për të përballur sfidat e tregut global. Si do të mbijetojnë të moshuarit kur pensionet e tyre shkurtohen, sepse nuk ka para për t’i financuar? Cili është vendi i Francës, në këtë Europë të re me 25 vende? Dhe cili do të jetë vendi i Europës në botë? Këto janë pyetje themelore që kanë të bëjnë me jetën e trye të përditshme dhe të ardhmen e afërt, të cilave Shiraku nuk ka qenë në gjendje t’u përgjigjet bindshëm gjatë dhjetë viteve nëdetyrë.
Muajin e kaluar, Shiraku ndodhej përpara rezultateve të një referendumi të kryer nga një grup i përzgjedhur të rinjsh francezë. Ata donin të dëgjonin për vende pune, jo për lavdi, për shkolla, jo për madhështi. Shirak dukej i hutuar. Ata thanë se kishin frikë. “Nuk jam në gjendje ta kuptoj”, u përgjigj presidenti. Për francezët e zakonshëm, kjo fjali përmblidhte gjithçka.
Tarafi i familjes dhe bndihmëse përreth Shirakut përforcon atë që tashmë njihet gjerësisht si “shkëputja” e tij me shoqërinë. Bashkëshortja e tij aristokrate, Bernadette, me qenin e saj Sumo e ka zhvendosur në të djathtë terrenin politik. “Ajo është nënkryetare e bashkisë së Sarran dhe është njeriu që solli muzeun në fshat). NJë prej dy vajzave të tyre, Claude, është këshilltarja më e besuar e Shirakut për komunikacionin. Si një bir politik qëndron Ministri i Brendshëm, Dominique de Villepin. Shiraku është inteligjent, por jo intelektual. Villepin është intelektual, dhe ai e ushqen presidentin me një rrymë të vazhdueshme retorike gjysmëmistike në lidhje me historinë e Francës. Në një manifest të vogël dhe të çuditshëm, botuar pas rizgjedhjes së Shirakut në vitin 2002, toni mesianik i Villepine i bën jehonë Librit të Vajeve. “Sot, Franca jetime, e paqëndrueshme, lehtësisht ë zhgënjyeshme digjet ende nga dëshira për historinë, ajo e ka mbajtur të pashuar flakën e një kombi të madh, e etur për të mbrojtur rangune saj”. Siç shkruante Villepin, ai dhe Shiraku ëndërrojnë për nëj Francë “që të jetë në gjendje të kapërcejë dhe habisë të gjithë botën”.
Por pikërisht ky është problemi. Franca, veç historisë, ka shumë pak gjëra sot që habisin ndokënd. Në fakt, ajo që të lë të shtangur është mediokriteti aktual i vendit. Në frontin ekonomik, rritja 2 përqindëshe e Francës mund të jetë sa dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian, por kjo nuk tregon shumë. Dhe ilaçet për këtë, duke nisur nga shkurtimi i kostove sociale e deri tek fleksibiliteti në marrje në punë e pushime nga puna, kanë patur efekte shumë të ngadaltë. Kjo qeveri nuk ka qenë kurrë e gatshme apo e aftë të realizojë reforma në pensione. Ndërkohë, papunësia mes nën 25-vjeçarëve është më e lartë se 23 përqind. Presidenti ka vështirësi në të kuptuar? Vërtetë?
Ndërmjet stanjacionit të lodhshëm të Francës së Shirakut dhe transhendencës tendencioze të vizionit të tij global qëndron Europa. Edhe avoketërit më të flaktë të zgjerimit, mbështetësit e fuqishëm të Po-së për Kushtetutën, nuk i besojnë atij. Ata mendojnë se ai e sheh Europën si një mjet me anë të të cilit Franca të tregojë muskujt. Eakuzojnë se thirri referendumin, që nuk kërkohej nga ligji, në një përpjekje të keqllogaritur për të rritur popullaritetin e vet, duke vënë kështu në rrezik të gjithë projektin. “Shiraku është si të gjtihë Çezarët francezë: arrogant”, thotë ish europarlamentari Oliver Duhamel. “Ai mendonte se vetëm mund të fitonte dhe, sido që të jetë, ai nuk është një europian i vërtetë, kështu që edhe humbja për të nuk do të ishte një fatkeqësi historike”.
Megjithatë, ajo do të ishte fatkeqësi për vizionin e një Europe të bashkuar. Nëse ndonjëri prej 25 shteteve anëtarë të saj e hedh poshtë, kushtetuta rikthehet në tryezat e hartimit. Por, edhe nëse projekti merr një Po në Francë, ai do të jetë dobësuar diku tjetër për shkak të bastit elektoral të Shirakut. Në fakt, disa zyrtarë të lartë në Bruksel zverdhen kur e dëgjojnë ta mbrojë kushtetutën – si një zgjerim të vlerave franceze, politikave sociale franceze, lavdisë franceze. Siç thotë një komisioner europian, “këto janë gjëra që i dëgjojnë edhe njerëzit në Hungari, Poloni apo Slloveni!”
Turpi është se nuk kish përse ndodhte kështu. Gjatë gjysmës së parë të presidencës së tij, Shiraku vendosi të shfaqej si një njeri i veprimit. Ai shfaqi muskujt e Francës, përmes testeve bërthamorë në Oqeanin Paqësor, të cilët hapën shumë polemika. Në Ballkan, ai nxiti presidentin amerikan, Bill Klinton që të ndërhyjë ushtarakisht, të thyejë darën serve rreth Bosnjes dhe t’i japë fund genocidit. Shiraku po “na detyronte që të nisnim e të merreshim me realitetin”, thotë i dërguari i SHBA, Riçard Hollbruk. Më vonë, ai do të mbështeste luftën e udhëhequr nga SHBA në Kosovë si dhe pushtimin e Afganistanit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Deri në kohën e rizgjedhjes së tij në 2002, Shiraku kishte vuajtur një poshtërim pas tjetrit në frontin vendas: greva, humbje në parlament, “bashkëjetesë” me një kryeministër socialist, akuza të pafundme për shkelje të mirëdokumentuara, që në kohën kur kish qenë kryebashkiak i Parisit.
Luftëtari i vjetër i sumos kishte nevojë për diçka që të largonte vëmendjen nga dështimet e njëpasnjëshme. E gjeti tek George Ë. Bushi dhe lufta e tij në Irak. Sa më shumë që presidenti i SHBA shpallte vizionin e thjeshtë të një bote të dominuar nga superfuqia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aq më shumë Shiraku kundërpërgjigjej. Bushi refuzoi Protokollin e Kiotos që kufizon efektin serë? Shiraku (i njëjti person që urdhëroi testet bërthamore në 1995) tha përpara Samitit Botëror të Johanesburgut në 2002, se “shtëpia jonë po digjet, ndërkohë që ne i hedhim sytë tej”. Administrata e Bushit dëshironte të shkonte të rrëzonte regjimin e Sadam Huseinit, me forcën e armëve? Shiraku ishte kundër. Dhe, ndërkohë që disa pak liderë europianë guxuan të vënë në dyshim gjykimin e tij, ai i injoroi. “Ata nuk dinë gjë”, tha Shirak.
Dy vjet më vonë, me këtë referendum shumë të rëndësishëm që po afrohet dhe që nuk ka fare të bëjë me Amerikën, dhe ka të bëjë tërësisht me të ardhmen e Francës dhe Europës, luftëtari iv jetër duket çuditërisht i vetëm në ring. Populli i9 Shirakut dhe politikanët e rinj, si ish i preferuari i tij Nicola Sarkozy, kanë dalë jashtë në kërkim të vizioneve të rinj për të ardhmen. Presidenti duket se po lufton me fantazma. Ndoshta ai duhet të kujtojë leksionin e heronjve më të mëdhenj të sumos, Jokozunave. Ata nuk mund të ulen kurrë në pozitë, por ata përgjithësisht nderojnë vetveten dke zgjedhur të tërhiqen kur shohin se nuk luftojnë më dot sipas standarteve të kampionëve të mëdhenj, apo të mbajnë gjithë peshën që kanë vënë.
Presidenti i Pestë i Republikës së Pestë
Shiraku është Presidenti i pestë i Francës nën Republikën e Pestë, kushtetuta e të cilës i rezervon shumë pushtete presidentit. Sipas saj, Franca ka nevojë për vetëm një udhëheqës ekzekutiv – një Bonapart demokratik. Sistemi funksionoi me de Gaulle në vitet gjashtëdhjetë, i cili e transformoi Francën duke hequr dorë nga Algjeria, duke ndërtuar armë bërthamore dhe ushqyer një ekonomi të shëndoshë. Funksionoi me Giscard d;Estaing, në vitet shtatëdhjetë, i cili liberalizoi Francën duke lejuar abortin dhe ndërtoi një rrjet impiantesh bërthamorë të cilët e çliruar Francën nga varësia e Lindjes së Mesme. Funksionoi me Miterrand, në vitet tetëdhjetë, i cili ndoqi një politikë të fortë të modernizimit të industrisë franceze dhe zgjerimit të aftësive të saj eksportuese, edhe ndërkohë që forcoi Bashkimin Europian përmes tregut të përbashkët si dhe hodhi themelet për monedhën e përbashkët, Euron.