Guidë amerikane për ekonominë shqiptare
20/05/2005 Atë që nuk e ka bërë Dhoma e Tregtisë për biznese që ka të anëtarësuar dhe potencialet e investimit në Shqipëri, e ka bërë Dhoma Amerikane e Shqipërisë. Libri i viti 2005–2006 u është shpërndarë të gjitha Dhomave Amerikane të Tregtisë në të gjithë Botën, duke u ofruar një mundësi prezantimi të Shqipërisë. “Eshtë pak a shumë si rasti i Ditës së Shqipërisë në Paris, vetëm se ky libër e bën prezent ekonominë shqiptare në të gjitha vendet ku Dhoma operon”, thotë Floreta Luli Faber, në lidhje me librin.
Libri është një guidë komerciale për investitorët që duan të kthejnë sytë nga Shqipëria, mbështetur në versionin e përgatitur nga departamenti ekonomik i ambasadës së SHBA-së në Shqipëri. Sipas drejtoreshës së “Am Cham”, në libër janë përfshirë informacione për bizneset shqiptare dhe amerikane, ekonominë dhe qeverinë shqiptare, entet qeveritare amerikane, organizatat e biznesit brenda dhe jashtë vendit e më shumë. “Një interes mjaft të madh kanë shfaqur për librin përfaqësitë diplomatike në Shqipëri, të cilat duan t’ua bëjnë të njohura investitorëve në vendet e tyre“, thotë drejtoresha e “Am Cham”.