Hallka më e dobët e Europës
20/05/2005 Franca ka kaluar dekadën më të keqe të rritjes ekonomike që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Varfëria po rritet. Turistët vazhdojnë të vizitojnë Parisin, Avignonin apo Cannes, por ata nuk shkojnë të shkojnë vendet ku jetojnë 5 milionë myslimanët në Francë, në kushte nën mesataren. Dhe Shiraku e ka dobësuar Francën në arenën ndërkombëtare, ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tij
Skena: një prej atyre grindjeve të pafundme në ndërtesën si bunker në Bruksel ku udhëheqësit europianë mblidhen për të bërë përpara disa centimetra në ndërtimin e kontinentit të vjetër. Si ministër i Britanisë për Europën, unë jam duke përgatitur një senduiç dhe biseduar me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Joshka Fisher. Krejt papritur, shfaqet një hije e gjatë: “Shopejt, kam nevojë të ha dhe të pi diçka”.
Eshtë Zhak Shirak. Ai sheh gjithë ëndje hamburgerët që ndodhen në pjatën e gjermanit. Por Fisher thotë: “Nuk ta jap timin”. Unë bëj një hap përpara dhe i them se mund të marrë senduiçin tim të paprekur. “Merci, merci, l’Angleterre”, thotë dhe rrëmben nëj gotë birrë e më pas rend sërish për në takim.
Të gjithë ata që punojnë në institucionin që mban në lëvizje Europën e dinë mirë që presidenti francez vdes për të ngrënë. E megjithatë, nuk ka asnjë kile të tepërt në trupin e tij të gajtë, me krahë të gjatë dhe duar të lëvizshme e shprehëse të gatshme për të kapur ndonjë krah apo shtrënguar ndonjë dorë – një version europian i Lindon Xhonsonit dhe nevojës së tij për kontakt fizik dhe pasionit të tij për politikë, politikë, politikë...
Shiraku është Presidenti i pestë i Francës nën Republikën e Pestë, kushtetuta e të cilës i rezervon shumë pushtete presidentit. Sipas saj, Franca ka nevojë për vetëm një udhëheqës ekzekutiv – një Bonapart demokratik. Sistemi funksionoi me de Gaulle në vitet gjashtëdhjetë, i cili e transformoi Francën duke hequr dorë nga Algjeria, duke ndërtuar armë bërthamore dhe ushqyer një ekonomi të shëndoshë. Funksionoi me Giscard d;Estaing, në vitet shtatëdhjetë, i cili liberalizoi Francën duke lejuar abortin dhe ndërtoi një rrjet impiantesh bërthamorë të cilët e çliruar Francën nga varësia e Lindjes së Mesme. Funksionoi me Miterrand, në vitet tetëdhjetë, i cili ndoqi një politikë të fortë të modernizimit të industrisë franceze dhe zgjerimit të aftësive të saj eksportuese, edhe ndërkohë që forcoi Bashkimin Europian përmes tregut të përbashkët si dhe hodhi themelet për monedhën e përbashkët, Euron.
Më pas, në maj 1995 erdhi Shiraku, njënjeri që kish qenë Kryeministër atëherë kur Toni Bleri drejtonte një grup rroku të Oksfordit. Tani, pas një dekade si president, e gjithë Franca dhe e gjithë Europa bën vetëm një pyetje: çfarë ka arritur ai? Franca ka kaluar dekadën më të keqe të rritjes ekonomike që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Varfëria po rritet. Turistët vazhdojnë të vizitojnë Parisin, Avignonin apo Cannes, por ata nuk shkojnë të shkojnë vendet ku jetojnë 5 milionë myslimanët në Francë, në kushte nën mesataren. Dhe Shiraku e ka dobësuar Francën në arenën ndërkombëtare, ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tij.
Çdo mik i imi francez me të cilin bisedoj ka të tilla kritika. Sa i takon gjykimit politik, Shiraku është njeriu që ka kaluar nga një përmbysje në tjetrën. Edhe vetë besnikët e tij kujtojnë me tmerr vendimin e Shirakut për të shpërndarë Parlamentin në vitin 1997. Ai shpresoi të fitojë një mazhorancë të djathtë të fuqishme. Në vend të kësaj, përfundoi me një qeveri socialiste e cila e ka prangosur Francën me një limit të orëve të punës që ka rritur papunësinë.
Ose kini parasysh mënyrën se si e menaxhoi Shiraku situatën e luftës në Irak. Toni Bleri i hodhi atij një litar shpëtimi në 1998, kur përqafoi thirrjen e Shirakut për krijimin e një politiek të përbashkët të jashtme dhe për mbrojtjen mes europianëve. Sadasm Huseini e vuri në provë këtë. Të paktën derinë fund të shkurtit 2003, kur Shiraku dhe Bleri u takuan në Le Touquet në bregun e Normandisë, zyrtarë të lartë francezë më dhanë siguri se ai nuk do t’i linte të vetme Amerikën dhe Britaninë. E megjithatë, brenda disa javëve – gjatë një interviste rutinë në televizion – ai na befasoi të gjithëve duke deklaruar se do të vinte veton ndaj çdo angazhimi francez apo të OKB në Irak. Natyrisht, ai ishte në një hap me opinionin publik francez. Po a e ndihmoi kjo kauzën e një Europe të bashkuar? Au contraire.
Shiraku e ka menaxhuar edhe më ngathtësisht Europënd he të ardhmen e saj. Publikisht, ai luan rolin e kampionit. Privatisht, ai ka qenë gjithmonë ambivalent. Kur Ministri i tij i Jashtëm, Michel Barnier votoi pro Traktatit të Mastrihtit të 1992 – një prej pak parlamentarëve të djathtë që veproi kështu – Shiraku i tha: “Karriera jote mbaroi”. Ndryshe nga Miterrand apo Giscard, Shriaku është edhe i ftohtë edhe i nxehtë ndaj Europës. Ai ka marrë në patronazh shtetet e reja anëtare të BE si Polonia dhe Hungaria, duke i paralajmëruar me pompozitet që të ndjekin udhëheqjen e më të “moshuarve” në lidhje me çështje që variojnë nga marrëdhëniet em Amerikën e deri tek revolucioni në Ukrainë – duke u armiqësuar kështu me vetë ata popuj që tradicionalisht i kanë patur sytë nga Parisi për lidership. Kohët e fundit, kemi parë përpjekjete tij për të shkatërruar politikën fiskale europiane dhe të vrasë që në embrion planin e Brukselit për të hapur konkurrencën në shërbimet profesionale.
Nëse francezët votojnë kundër në 29 Maj, kjo do ti shtojë edhe një tjetër dështim listës së Shirakut. A do të ndjekë ai atëherë shembullin e de Gaulle, i cili dha dorëheqjen në 1969 kur humbi një referendum? Nuk ka gjasa. E megjithatë, Franca vuan për lidership të ri. Ndoshta shumë shpejt, ai do të jetë duke përgatitur vetë birrën dhe senduiçet e veta.
MacShane, një parlamentar britanik, ka qenë Ministër për Europën në vitet 2002-2005. Ai është autor i një biografie të Francois Mitterrand