Kercenim terrorist arrestohen 7 persona ne Britani

Policia britanike njoftoi se ka arrestuar shtatë persona, gjashtë prej të cilëve nën dyshimin se po përgatisnin një akt terrorist ndërsa një grua për moskallëzim të informacioneve që mund të ndihmonin në parandalimin një akti të tillë.
Operacioni më i madh i kundërterrorizmit që nga fillimi i vitit është zhvilluar në Birmingam. Policia tha se arrestimet nuk kanë lidhje me një konferencë politike të nivelit të lartë që është duke u zhvilluar në qytetin anglez. Partneri më i vogël në koalicionin qeverisës së britanisë së Madhe, partia liberal demokrate mban konferencën e përvitshme në Birmingam, aktivitet që do të zgjasë gjithë javën.
Juli Prifti