E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilni nga greva! Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë!

Top Channel më duket se po bën gallatë. Shihe si e fillojnë reportazhin për filmimet për grevën që kanë transmetuar: “Pavarësisht se deputetët grevistë janë tashmë të mbyllur prej më shumë se 24 orësh në sallën e Kuvendit, të izoluar nga bota e jashtme dhe të ruajtur nga forca të shumta të Gardës së Republikës, Top Channel, ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të grevës së urisë”.

Si pavarësisht? D.m.th., pavarësisht se ata janë të izoluar nga bota e jashtme, siç thoni, ju siguruat një filmim nga brenda?

Si u bë kjo, dhe si supozohet të besojmë ne me kaq sa thoni dhe transmetoni që kjo kronikë është e sinqertë dhe jo një stisje e Topit apo e atyre grevistëve, të cilët në kronikë paraqiten të kenë në dorë një send kubik, për të cilin njëri nga ata thotë që ky është përgjuesi, kurse ju thoni që ai send është për t’u bllokuar celularët atyre grevistave? Çfarë jeni ju Topi, shfaqje cirku me iluzione dhe magjira, apo kanal serioz televiziv?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›