E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimër, ngjyrat dominuese për thonj të bukur

Trendet më të fundit të manikyrëve dhe ngjyrat që nxjerrin më në pah bukurinë e duarve dhe të thonjve tuaj. Në këtë mënyrë ju do të dukeni sa më bukur. Trendet e fundit janë kryesisht ngjyrat e forta, të gjalla dhe që japin ngjyrë akoma më shumë këtyre ditëve gri të një sezoni relativisht të ftohtë.

Dimri tashmë ka trokitur dhe manikyri si çdo tendencë tjetër përshtatet me sezonin e ftohtë. Dominojnë ngjyrat e forta dhe të errëta, e kuqe, vjollcë, blu. Klasiku i madh “french” tashmë propozohet në versionin e kundërt të tij.

E kuqe e thellë

E kuqja intense, me xixa ose mat, është një “evergreen” që nuk perëndon kurrë, dhe mbi të gjitha në dimër është i përshtatshëm për të gjitha moshat.

Vjollcë

Mes ngjyrave “hot” të sezonit vjollca e thellë është më e propozuara nga shtëpitë kozmetike.

French klasik

Një ndër klasik më të mëdhenj, manikyri French, është i përshtatshëm për të gjitha sezonet, për pamje elegante dhe të rafinuar.

Manikyr french me nuanca roze

Pasi të keni mësuar tekniken e frenchit, mund të luani me kombinime të ndryshme ngjyrash.

French manikyr i kundërt

Kjo është e reja e fundit e sezonit. E kundërta e frenchit, ideja është e thjeshtë: këtë herë me ngjyrë të bardhë nuk janë majat e thonjve, por hënëza e thoit. 

Kujdesi për thonjtë

Acetoni që përdorni për heqjen e ngjyrës së manikyrit i dehidraton thonjtë, i hollon dhe dobëson. Duhet që çdo ditë t’i zhytni në uthull për dhjetë minuta dhe ta vazhdoni këtë terapi për dy javë. Një tjetër mënyrë shumë e mirë është të ngrohni pak vaj ulliri dhe t’i mbani gishtat në të 15-30 minuta në ditë. Nëse këto metoda nuk japin rezultat, duhet të pyesni dermatologun tuaj se mund të keni ndonjë problem shëndetësor.

Nëse copëtohen

Kjo do të thotë se keni mungesë proteine dhe vitamine A, B dhe D. Zgjidhja është vaji i ullirit i vakët me pak pika limoni. Zhytni çdo ditë gishtat në këtë masë për 15 ditë.

Në ushqimin që konsumoni, shtoni karotat, domatet, produktet e qumështit, drithërat, bishtajat, vezët, peshkun dhe mishin. Shmangni produktet që dehidratojnë dhe ashpërsojnë thonjtë, duke u ofruar kushtet e duhura dhe ndërkohë duhet të kontrolloni masën e hekurit në organizmin tuaj. Nëse shfaqen njolla të bardha:

Do të thotë se organizmi ka mangësi zinku dhe vitamine B. Por këto njolla mund të shfaqen edhe si shenja dehidratimi të thonjve nëse përdorni heqës manikyri me përqindje të lartë acetoni. Në këtë rast, konsumoni më tepër fruta të thata, peshk dhe spinaq. Nëse e gjithë sipërfaqja e thoit ka ngjyrë jo të zakonshme, mund të jetë tregues anemie ose i një sëmundjeje tjetër ndaj duhet të vizitoheni tek mjeku. Është diçka që ndodh tek shumë persona dhe aspak e hijshme për një femër por edhe mashkull. Për ta ndaluar këtë zakon kërkohet shumë vullnet dhe nëse nuk mjafton, shkoni në farmaci. Atje do të gjeni një lëng të tejdukshëm si manikyr, por me shije të hidhur. Nga momenti që do ta provoni nuk do të dëshironi më të vini thonjtë në gojë.

Kremi hidratant

Çdo natë bëni masazh me një krem hidratant për duart për t’i mbajtur të buta dhe të shëndetshme. Kremi është mbrojtës i mirë.

Produktet kimike për pastrimin e shtëpisë e ashpërsojnë lëkurën. Mbrojini duart dhe thonjtë nga këto produkte duke përdorur dorashka prej llastiku. Për larjen e duarve zgjidhni sapunë (në formë lëngu) që përmbajnë PH të përafërt me atë të lëkurës (që shkon nga 5-7). Për duar të shëndetshme përpiquni që në ushqimin tuaj të përditshëm të keni produkte të pasura me vitaminë A (karota, spinaq, presh, kunguj, panxhar, vezë) dhe ushqime si bishtaja, drithëra, fruta të thata, prodhime deti etj.

Rregullimi i thonjve

Për të pasur duar të bukura duhet t’i rregulloni një herë në javë. Keni nevojë për: limë, një manikyr pa ngjyrë, forcues me vitamina dhe krem hidratant.

Para se të përdorni manikyrin, zhytini duart në ujë të vakët me sapun dhe pasi i keni lënë për 5 minuta i lyeni me pak vaj që zbut pjesët anësore.

Më pas, me pincën e posaçme rregulloni pjesët anësore. Shtyjini ato për nga brenda dhe mos i prisni (as t’i kafshoni) pasi mund të infektohen.

Me anë të limës caktoni dhe formoni gjatësinë dhe formën e thonjve. Kur t’i limoni bëjeni vetëm në një drejtim. Gjithashtu mund të limoni lehtë edhe pjesën e sipërme të thoit për një rezultat më të pastër dhe të ndritshëm.

Përfundoni me manikyrin e tejdukshëm që është i domosdoshëm për mbrojtjen e thonjve edhe në rastet që nuk përdorni manikyr me ngjyrë. Filloni të vendosni manikyrin nga mesi i thoit e më pas në pjesët anësore. Ngjyrat e lehta ose të tejdukshme janë ideale për manikyr të shpejtë dhe nuk janë kurrë jashtë mode.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›