Gjashtë hile për të lënë duhanin

Kjo mund të duket e qartë, por ekspertët thonë se ka një arsye që ata e rekomandojnë çamçakëzin që vërtet funksionon. Shija e çamçakëzit e mban gojën e freskët, duke e bërë kështu pirjen e duhanit...
Pasojat e duhanit dihen nga të gjithë, madje së fundmi as mjekët nuk pyeten më se sa dëme shkakton duhanpirja në shëndetin tonë. Gjithashtu të gjithë e dimë që është e vështirë ta lëmë duhanin dhe se nuk ka ndonjë bar magjik që ta mundësoj këtë. Sidoqoftë ka disa mjete dhe hile që mund të ju ndihmojnë duhanpirësve ta tejkalojnë dëshirën e zjarrtë dhe vazhdosh tutje pa ndezur cigaren. Ne ju tregojmë gjashtë metoda nga më të mirat në mënyrë që ju ti praktikoni që duhani të mos jetë më pjesë e jetës tuaj.
Mente
Shija e mentës apo pepermintit e bënë gojën e duhanpirësit të ndihet e freskët dhe e pastër, e kjo e mashtron trurin dhe e bënë të ndjejë me pak dëshirën për të ndezur cigaren. Vendos mentës kështu që i ke afër sa herë që të nevojiten. Merr me vete, lëri në makinë, mbushi xhepat dhe gjithkund nëpër shtëpi.
Pini ujë
Për të kaluar dëshirën e ndezjes së një cigareje dhe në të njëjtën kohë për të forcuar qëllimin pozitiv për të qenë më i shëndetshëm, një hile e mirë është që të pini një gotë ujë shumë ngadalë kur goditeni nga dëshira për ta ndezur. Gjersa pini ujin imagjinoni sikur uji po ju largon dëshirën si dhe shpërlan duke nxjerr jashtë të gjitha materiet toksike të duhanit. Suan Gayle, një konsulente e fiksimeve si dhe autore e CD shumë të popullarizuar “stop-smoking”, tregon se dëshira e zjarrtë për të ndezur cigaren zgjat vetëm 15 sekonda. Kështu me pirjen e ujit ju e shpërqendroni vetveten dhe dëshira për ta ndez largohet.
Çamçakizët
Kjo mund të duket e qartë, por ekspertët thonë se ka një arsye që ata e rekomandojnë çamçakëzin që vërtet funksionon. Shija e çamçakëzit e mban gojën e freskët, duke e bërë kështu pirjen e duhanit më pak atraktive. Vetë akti i përtypjes çliron dëshirën për stimulim oral dhe në të njëjtën kohë e mbanë gojën të nxënë. Shpesh duhanpirësit zgjedhin çamçakëz me nikotinë, por shumë ekspertë që ndihmojnë për ta lënë duhanin, thonë se çamçakëzi pa sheqer dhe me shije mente funksionon njëjtë e ndoshta edhe më mirë.
Hani rrush të kuq
Hani rrush, jo vetëm që është një teknik për stimulim oral, por gjithashtu kimikatet natyrale dhe antioksiduesit në rrush punojnë për t’ju çliruar nga dëshira për ta ndezur cigaren, thotë ekspertja Susan Gayle.
Përdorni kalendarin
Njeriut i duhen 21 ditë që një lloj mendimi t’i bëhet proces automatik, diçka që kërkohet për të eliminuar vesin e pirjes së duhanit, thonë ekspertët. Tri javë pa pirë duhan mjaftojnë që kjo veti e mirë të ngulitet në mendje. Por ashtu sikur cilido duhanpirës apo pijanec mund të ta thotë se ato pak ditët e para janë më të vështirat. Pas atyre ditëve, dëshira zvogëlohet dhe intervali i shfaqjes së kërkesës për të ndezur cigaren zgjatet kështu duke ju ofruar duhanpirësve më shumë kohë të ndjesisë së mirë. Vendos një kalendar aty ku një duhanpirës në shtëpinë tuaj mund ta shoh dhe shëno çdo ditë që ai/ajo ka kaluar pa pirë duhan. Shpërbleje në fund të javës së parë dhe të dytë me diçka që ai/ajo vërtetë e dëshiron. Në fund të javës së tretë bëj diçka të rëndësishme për ta përkujtuar rastin, duke përgatitur diçka speciale për të.
Përdorni çamçakëz nikotine
Jo të gjithë ekspertët pajtohen në dobitë e zëvendësuesve të nikotinës (cigares) që ndryshe e quajnë terapi e zëvendësimit të nikotinës pasi që nuk e thyejnë fiksimin fizik ndaj duhanit. Sidoqoftë, ato mund të jenë të dobishme në tejkalimin e fiksimit psikologjik ndaj duhanit, që është pjesë e rëndësishme e gjithë kësaj pune. Prapëseprapë ekspertët sugjerojnë se çamçakizët duhet të përdorën vetëm në kombinim me konsultim apo përkrahje grupore sepse nuk ka shumë gjasa që të funksionojnë vetvetiu. Duhanpirësit që pinë më shumë se 25 cigare në ditë duhet të fillojnë me më të fuqishmen kurse me versionin me të dobët ata që pinë më pak se 7 cigare në ditë.
Ushtrimet
Ushtrimet bëjnë diçka të mahnitshme për shëndetin tuaj. Ndoshta nuk është diçka që ju bën të çuditeni kur dëgjoni se ushtrimet ndihmojnë që të lini duhanin dhe ndoshta që moti keni dëgjuar për këtë dhe për pasojat e duhanit. Por një studim që është bërë së fundi ka diçka më shumë për të thënë. Ky studim nga Universiteti “Exter” është unik në atë se tregon efektet e ushtrimeve në imazhe të pirjes së duhanit. Studimi i publikuar në revistën “Addiction”, ka shikuar 20 duhanpirës mesatarisht të rëndë. Duhanpirësit nuk kanë pirë duhan për 15 orë para testit. Të gjithë pjesëmarrësve u janë treguar imazhe që kanë të bëjnë me pirjen e duhanit dhe imazhe neutrale para se ata ose bënin 15 minuta qëndrim ulur apo ushtrime mesatare në biçikletë të palëvizshme. Më pas atyre prapë u janë treguar imazhet. Ekipi hulumtues ka përdorë teknologjinë e fundit të përcjelljes së lëvizjeve të syrit. Ata mundën të tregonin jo vetëm gjatësinë e kohës që njerëzit shikonin imazhet që kishin të bënin me pirje të duhani por edhe se sa shpejtë fotot me cigare arrinin të rrëmbenin vëmendjen e tyre krahasuar me imazhet që s’kishin të bënin me pirje të duhanit. Studimi ka treguar një ndryshim prej 11% në atë se sa gjatë ata që ushtronin kundrejt atyre që nuk ushtronin shikonin në imazhet që kishin të bënin me pirje të duhanit. Gjithashtu, pas ushtrimeve, pjesëmarrësve iu duhej më shumë kohë që të shikonin në imazhe që kishin të bënin me pirje të duhanit. Kështu pra ushtrimet duken të zvogëlojnë fuqinë e atyre imazheve që të rrëmbejnë vëmendjen e atyre që ushtrojnë.
Shumë studime deri më tani kanë konfirmuar se ushtrimet mund të zvogëlojnë dëshirën dhe përgjegjësin ndaj sinjaleve të pirjes së duhanit, prandaj nëse dëshiron ta lësh duhanin ushtro.
Lënia e duhanit
Të themi se jeni plotësisht i motivuar dhe me të vërtet dëshironi që ta lëni duhani njëherë e përgjithmonë. Si ta lini? Është fare e lehtë! Bëhesh joduhanxhi sikur kur mos ta kishe pirë më parë. I hidhni cigaret dhe vendosni që kurrë më mos të blini apo pranoni cigare nga dikush. Tregojuni të gjithëve shokëve shumica e të cilëve duhet të të përkrahin edhe pse këtu ku jetojmë një shumicë tjetër ndoshta edhe të nxisin për ta ndezur edhe një. Por, nëse vetëm e keni marr hapin e parë për ta lënë duhanin nuk ka kush që t’iu ndal.
Duhanpirësit janë në gjendje të japin një listë pa fund të arsyeve që s’mund të lënë duhanin. Disa prej tyre thonë se ju jep energji, disa të tjerë thonë se duket me mirë, disa të tjerë thonë se mund të duken ashtu si duken për shkak të duhanit “s’ka burrni pa cigare”. Shumica e njerëzve e zbulojnë mbasi ta kenë lënë duhanin se nuk kanë edhe shumë simptoma të tërheqjes duke u bazuar në atë se janë të kënaqur që e kanë lënë duhanin. Disa të tjerë irritohen, nervozohen dhe s’mund të flenë natën. Por ata të cilët është dashur ta lënë për arsye shëndetësore thonë se janë diagnostikuar me probleme koronare dhe për shkak të kësaj as që i ndjejnë simptomat e tërheqjes. Nëse duhet ta lini. Lëreni gradualisht, duke e planifikuar që më parë. Mbani shënim për cigaret që ke pirë gjatë ditës dhe mos e gënje vetveten edhe të tjerët se keni pirë dy kur në fakt keni pirë një pako. Nëse është e nevojshme ble edhe nikotine “patch”, por dije se nikotina është e dëmshme.