E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dimri i vetmisë së madhe” për Berishën

 

Deputeti i qarkut të Korçës, Pandeli Majko, i ftoi korçarët në protestën e 20 nëntorit në Tiranë. “Korça është shembull i dialogut demokratik, por ne nuk mund të heshtim për këtë heshtje të qeverisë që s’mund të vazhdojë më kështu. Më 20 nëntor të gjithë në Tiranë, bashkë, që të ballafaqohemi me qeverinë jo demokratike. Kutitë e mbyllura simbol i aferave të korrupsionit, simbol i keqqeverisjes së Shqipërisë. Në kutitë e mbyllura njerëzit shohin shumë nga problemet e tyre. Ne sot e ftojmë qeverinë e Berishës të bëhet anëtare e NATO-s, se me kuti të mbyllura nuk mund të jetë anëtare e NATO-s. Të bindur, ne nuk do të lodhemi për kërkesat tona. Ky nuk është një dimër dosido, ky është dimri i vetmisë së madhe të Sali Berishës. 20 nëntori, fillimi i demonstrimit të madh të të gjithë shqiptarëve për hapjen e kutive”, tha Majko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›