E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme”

 

Kryetari i PDS-së Paskal Milo kërkoi dje nga Korça provokimin e zgjedhjeve të parakohshme. Milo u bëri thirrje qytetarëve të Korçës t’u bashkohen opozitës në protestën e 29 nëntorit. “Hapja e kutive të votimit është një e drejtë e ligjshme e shqiptarëve. Të bashkohemi të gjithë bashkë më 20 nëntor në Tiranë, që të ngremë zërin për lirinë e votës. Nuk ka negociata me një qeveri që mund të kërkojë kompromise të dëmshme në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Thelbi i koalicionit, e majta e bashkuar shqiptare. Në radhë të parë ne duhet t’u drejtohemi atyre që vërtet na kanë votuar dhe janë gati të vijnë me ne deri në fund të kësaj beteje të vështirë. Do shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, t’i kërkojmë zgjedhjet e parakohshme. Vetëm përmes tyre do vijë zgjidhja politike. Të bashkuar do fitojmë, më 20 nëntor të gjithë në Tiranë”, u shpreh Milo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›