Dinakëria e Pinturicchios
20/02/2005 Historia / Si të lindësh kampion dhe të përfundosh ushtar gavete, duke qëndruar Del Piero (dhe tek Juventusi)
Ka provuar shtypi rozë: “Nuk e shikon asnjëherë në shoqërinë e një femre. Është gay”. Dhe ai: “Në të vërtetë të fejuarën e kam dhe do të martohem, vetëm që jeta ime të mbetet private”. Pastaj, ja Sonia, në një libër fotografik, që është testamenti i tij si futbollist: familja e tij, Torino e tij, Juventusi i tij, Kombëtarja e tij. Titulli “Thjesht Del Piero”
Askush nuk arrin ta përzërë. Ndoshta pse tek Juventus e do se nuk ka akoma një imazh tjetër të perandorisë. Ndoshta, sepse kur ai flet, nuk zbërthehet dhe kuptohet se të paktën ai ka studiuar më shumë se të tjerët. Ndoshta sepse të marrësh me shqelma bythëve një, të cilit i ke thënë i droguar, gay, i dështuar, i humbur të bën të ndjehesh frikacak. Ndoshta sepse djali i punëtorit të ENEL-it e di akoma se ku është matësi elektrik dhe ndokush shpreson se vendos që ta rindezë dritën
Nuk ka pranuar asnjëherë të ndryshojë rol. Përpara. Qendërsulmues. Edhe kur idhulli i tij Platini i ka kthyer krahët: “Është një 9 e gjysmë, as sulmues, as mesfushor”. Ai ka ecur drejt, megjithëse këmbët ecnin për hesap të tyre. Kur nuk ishte më ai, ka nxjerrë jashtë diçka të ngjashme me magjitë e epokës së madhe
Atë se çfarë donte të bëhej, e shkroi në një temë në fillore: “Babai im është ari, nëna kangure, vëllai im delfin, kurse unë jam shqiponjë”. Donte të ishte grabitqar, Alessandro Del Piero. Jo një fajkua: agresiv. Jo një skifter: i keq. Një shqiponjë: kurajoze, inteligjente, e ndrojtur, dinake. Dhe në moshën tridhjetëvjeçare, bën pikërisht këtë: pret si shqiponjë momentin e duhur, rrotullohet përreth dhe pastaj ulet në stol. Do të vijë sinjali. Ka ardhur pak javë më parë: ai i ulur në një stol të kuq, në pritje, në një cep. “Dil në nxemje, të takon ty”. “Jo, më fal, kam gabuar. Ulu, kësaj radhe asgjë”. I heshtur, teksa ngrihet zëri i një kori që bëhet gjithnjë e më shumë këmbëngulës. Këndojnë për të, kundër gjithë të tjerëve. Kundër padronëve, kundër atyre që “vlen vetëm rezultati”. Kundër një trajneri antipatik, i cili ka thënë: “Jo, tek Juvja nuk shkoj kurrë” dhe pastaj ka shkuar; kundër triadës më të fuqishme të sistemit Futboll, që u përgjigj: “Nuk kemi nevojë ne për Capello”, dhe më pas e kanë marrë, stërpaguar, kënaqur: “Dua atë, dua këtë, më hiqni këtë tjetrin”. Stadiumi thërret, shqiponja është e heshtur: heshtja, ja dinakëria e Alessandro Del Piero.
Paradoksi i futbollit: fiton kush humbet
Një histori si kjo është paradoksi i futbollit. Fiton kush humbet. Fiton një që ishte i destinuar të bëhej numri një dhe ka mbetur një numër e kaq. Ai që nuk ka fituar asnjëherë klasifikimin e golashënuesve, ai që nuk ka ngritur asnjëherë në qiell Topin e Artë. Fiton njeriu që nuk arrin më t’i mbajë të gjithë me gojën hapur si atëherë kur ishte me shumë se një fëmijë. Futbollisti që më shumë ka dështuar sesa magjepsur. Djali i punëtorit të ENEL-it që nuk arrin më të ndezë dritën. Fiton sepse është dikush që nuk e ka kuptuar se për njerëzit nuk vlen vetëm ajo që je tani, por ajo që ke qenë. Sepse “te ne nuk jetohet me kujtime” është një koncept i mirë për atë që mendon për paratë, për shoqëritë që kuotohen në bursë, por nuk vlen për njerëzit e rrugës dhe të shkallëve të stadiumit.
Edhe për atë të Juventusit, e paaftë të pranojë një humbje. Sepse çdo të hënë në mëngjes në baret e gjysmës së Italisë pyetet se përse parabola e Aleksandrit të Madh ka arritur deri në fushat e futbollit; përse një që dukej se po bëhej mbret i botës nuk ka arritur ta fitojë luftën. Të kthehen në mendje magjitë. Prania e dytë në serinë A: pak minuta në fushë, gol. Në moshën 19-vjeçare. Ndeshja e parë si titullar: tripletë. Niset treni i kujtesës. Juventus–Fiorentina 4 dhjetor 1994, perla: shpërthimi me kohën e duhur pas një gjuajtje të Alessandro Orlando, shikimi që ndjek topin, i cili nuk prek tokën, goditja me një të jashtme të djathtë, Toldo që fluturon, por që nuk mund të arrijë aty ku shtylla pingule takohet me traversën. Ulërima, vrapimi, triumfi. Gjeniu. Akoma ato gjuajtje “në xhiro”, të gjithë pabesueshmërisht njëlloj, të gjithë jashtëzakonisht unikë: kundër Lazio, kundër Borussia Dortmund, kundër Steaua, kundër Glasgow Rangers. Të rishfaqet imazhi i një topi që futet në portën e Plate në Tokyo: kampion i botës për klubet, lojtari më i mirë i ndeshjes. Golat “alla Del Piero”.
Markë fabrike që të mban varur deri kur nuk resht, edhe pse nuk kthehen më, edhe pse provon çdo ndeshje të shenjtë e të stërmallkuar, por përfundojnë në tribunë. Është ëndrra që nuk zhduket asnjëherë. “Ka lojtarë që e krijojnë vrimën atje ku nuk duhet të jenë, idhtarët e zbulimeve (…). Një gjuajtje e pamundur, një kthesë e papritur, një pasim, për të cilin nuk do të kishte vend dhe papritmas gjithçka ndryshon (…). Po, lojtarë si këta nuk kanë bile as nevojë për top, për të krijuar zbulimet e tyre, arrijnë të jenë poetë të lojës, pa iu dashur ta vënë gjithmonë në dukje”. Alex Del Piero ka përkthyer në realitet për popullin e tij pasazhet e “Futbollistit engjëll” të Hans-Jorgen Nielsen. Ka dhuruar lumturi dhe një gjë që populli juventin nuk e kish pasur asnjëherë: besnikërinë. “Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në këtë ekip, që pastaj është i imi, sepse bëj tifozllëk për Juven, qysh kur isha fëmijë i vogël. Nga këtu nuk do të doja të ikja kurrë dhe nuk do të iki”. Thuajse është një shprehje e mbaruar, një prej atyre të mirave për çdo stinë, por është saktësisht ajo, për të cilën ka nevojë kush bën tifozllëk, kush ndjek një pasion, kush dashurohet me 11 persona, që vrapojnë në një lëndinë të blertë me një bluzë që është ajo e tij. Besnik, Alessandro. Si një shqiponjë. Besnik edhe në fat të keq: procesi dopingut, ngarje e trishtuar dhe erëqelbur. Ngjarje pak e qartë. Ai ishte koka e turkut, simboli i diçkaje pak të pastër. Ai shënjestra e vogël për t’u goditur që të arrihet në objektivin më të madh. “Po a e keni parë Del Pieron? Ka pasur një zhvillim muskulor të pabesueshëm: ishte thatim dhe tani është bërë papritmas si dollap”. Zdenek Zeman eci më tej rëndshëm. Me mënyrën e tij: të drejtpërdrejtë, pa frikë. Alessandro replikoi me një padi ndaj trajnerit të Roma. Pastaj shkoi në gjykatë për të dëshmuar. “Forma ime fizike është frut ekskluziv i punës së rëndë të cilës i jam nënshtruar gjatë këtyre viteve.
Jam dëgjuar si person i informuar për faktet vetëm pse nipi i ish-trajnerit të Juventusit, fitues i dy titujve kampion (Cestmir Vycpalek është daja i Zeman, shënimi im.) në mënyrë vulgare ia ka ngjitur emrin tim “konkretizimeve farmaceutike” shumë personale të tij. Si të gjithë profesionistët, jam ndjekur në përgatitjen time nga shoqëria dhe stafi mjekësor i saj, i cili, natyrisht, më kontrollon dhe ndërhyn në mënyrë korrekte dhe absolutisht të ligjshme”.
I grirë nga dyshimi
Ishte një ditë gushti, ajo e seancës pyetësore të Del Piero. 19 gusht 1998. Gjashtë vjet më vonë, ai proces është mbyllur: është dënuar vetëm mjeku juventin, jashtë belave drejtuesit. Ai në mes, i grirë nga dyshimi, i përkëdhelur paksa nga punëdhënësit e tij që në më pak se një muaj pas takimit në sallën e gjyqit me prokurorin Guariniello i rinovojnë kontratën. Deri më sot, deri në stol, deri në tentativën për t’i bërë të kuptojë se në moshën tridhjetëvjeçare ndoshta është më mirë që të vendosë të largohet, për të mirën e tij, sepse tek Juventus nuk jetohet me të kaluarën.
Është Cassano që është duke ardhur, Alex. Të pret akoma një kënd, ku është lehtë të bëhesh myk, është një çast i vetëm dhe bën figurën e të kthyerit nga lufta. Ndoshta do të largohe vërtet Del Piero. Por do t’i bëjë të vuajnë. Ka një kontratë që skadon në vitin 2008. Shqiponja që fluturon rrotull présë pa u ngutur dhe e rrezikshme. Kushedi një do të mund ta derdhë helmin që ka brenda. Nuk ka folur asnjëherë keq për shoqërinë e tij, nuk ka krijuar probleme. E di se Juventus ka nevojë për të, edhe pse i tregon botës se askush nuk është i pashitshëm. E di se ka nevojë për një njeri imazh dhe nuk ka asnjeri tjetër për momentin veç tij. Dinakëri edhe kjo.
Mund të ulërinte, do të kish gjetur veshë të gatshëm për ta dëgjuar, mikrofonë të ndezur për të transmetuar në worldvision shpërthimin e tij, blloqe shënimesh për të mbushur gazeta të tëra. Kështu urdhëron ai, që ka nga ana e tij njerëzit, megjithëse Pinturicchio bën vetëm shkarravina, megjithëse Godot është bërë një obsesion. Por nuk mund të jetë Ibrahimoviç që do ta largojë nga Torino, as Capello, as Giraudo, as Moggi. Eduardo Galeano shkruante: “Kur për këmbën e artë vjen ora e këmbës së lodhur, burimi i lumturisë transformohet në zemërim publik. Nganjëherë idhulli nuk bie i tëri dhe nganjëherë, kur thyhet, njerëzit i gëlltisin copat”.
Del Pieros nuk i ka ndodhur. Mëria ka ardhur nga të ngjashmit dhe nga superiorët e tij, jo nga njerëzit. Ai është thyer në një natë Amsterdami të majit 1998. Juventus–Real Madrid, finale e Champions League. Me të Marcello Lippi, nga ana tjetër Fabio Capello. Humbje. Fat. Nuk kishte as 24 vjeç. Një tërheqje në kofshë, një vrimë në mendje: “Ai dëmtim i vogël, minidrama e asaj mbrëmjeje, ka qenë fillimi i tunelit”. Pastaj ka vijuar Botërori Francë 1998: shqetësues.
Dhe akoma historia e dopingut, gjuri që i thyhet një pasdite të ftohtë në Udine. Nëntë muaj letargji, i mbyllur në një errësirë të pafundme. Brenda një Europiani 2000 të luajtur mizerje, me dy topa goli për fitoren me Francën në këmbët e tij të përfunduara në koshin e plehrave. Në natën e tij të përjetshme, Alex ka kultivuar dinakërinë e tij. E ka ushqyer dhe ujitur me një pleh unik: të mos u përgjigjet provokimeve. Kanë provuar të gjithë. Ka provuar Avokati me atë definicionin e Godot. Dhe ai: “Hëm, është e vërtetë. Godot nuk vjen asnjëherë, por është gjithmonë në mendjen e të gjithëve, deri në fund të spektaklit”.
Ka provuar Umberto Agnelli: “Alessandro është djalë mamaje”. Dhe ai: “Mendoj se ka qenë një batutë, ndoshta e trishtueshme, por gjithsesi një batutë. Donte të thoshte se gjatë këtyre muajve që kam qëndruar jashtë më kanë pritur dhe përkëdhelur. Gjë normale për dikë që i ka dhënë shumë kësaj skuadre”. Ka provuar pjesa tjetër e drejtuesve të Juventus, kur ka kuptuar se ndoshta rroga e tij ishte tepër e lartë. Dhe ai, që është llogaritar dhe dy plus dy e di se sa bëjnë, e ka prerë shkurt: “Është e vërtetë, ama Juventus me mua fiton”. Ka provuar shtypi sportiv: “Ka mbaruar, një kundëfigurë, luan vetëm pse sponsori i tij personal është edhe sponsori i Italisë dhe kështu bën presion për ta mbajtur në fushë”. Dhe ai: “Është e vërtetë, kam luajtur keq, kam gabuar, i pranoj të gjitha përgjegjësitë, por mendoj se ka qëllim të keq. Kush flet për sponsor, nuk mund të jetë me qëllim të mirë”.
Ka provuar shtypi rozë: “Nuk e shikon asnjëherë në shoqërinë e një femre. Është gay”. Dhe ai: “Në të vërtetë të fejuarën e kam dhe do të martohem, vetëm që jeta ime të mbetet private”. Pastaj ja Sonia, në një libër fotografik, që është testamenti i tij si futbollist: familja e tij, Torino e tij, Juventusi i tij, Kombëtarja e tij. Titulli “Thjesht Del Piero”: shembull i përkryer marketingu sportiv dhe personal, prototip i një strategjie komunikacioni që e ka bërë të jetë një produkt i shitur në Itali dhe në botë. “Momentet që kam jetuar më kanë mësuar që ta dua bluzën për gjithçka ajo nënkupton”.
Një tifoz nuk mund të kërkojë më shumë nga një kampion i tij. Një shoqëri nuk mund të përzërë një kështu. Sepse një kështu është vërtet shqiponjë: simboli i Perandorisë, si në heraldikë. Shqiponja romane dhe ajo dykokëshe, emblemë e perandorive të Lindjes dhe të Perëndimit. Dhe Juventusi çfarë është nëse nuk është perandori? Ai personifikim i skuadrës është qysh kur luante në kampionatin e të rinjve. Ishte turneu i Viareggio, i vitit 1994, Alex pothuajse në xhiron e ekipit të parë. Tetëshe: fiton 1-0 me një penallti të Alessandro. Në abisin që e ka thithur, Del Piero ka qenë në gjendje të qëndrojë në plan të parë: në limitin midis mbytjes dhe shpëtimit. Një gjendje cfilitëse, as në qiell e as në tokë.
Nuk ka pranuar asnjëherë të ndryshojë rol. Përpara. Qendërsulmues. Edhe kur idhulli i tij, Platini, i ka kthyer krahët: “Është një 9 e gjysmë, as sulmues, as mesfushor”. Ai ka ecur drejt, megjithëse këmbët ecnin për hesap të tyre. Kur nuk ishte më ai, ka nxjerrë jashtë diçka të ngjashme me magjitë e epokës së madhe. Ishte 18 shkurti 2001, luhej në Bari. Sapo i kish vdekur babai, Gino: finte, kundërfinte, driblim, top parabël, gol. Një tjetër ulërimë, një tjetër gjeni.
Kësaj radhe lotët: “Ka qenë shfryrja për trishtimin që kisha brenda prej humbjes së tim eti”. Ia kushton babait edhe Botërorin e fundit të Japonisë dhe Koresë 2002, kur Totti e Vieri duhej ta çonin Italinë në majën e botës. Ai ishte i zhdukur. Midis stolit dhe fushës. I heshtur. Dhe në një moment ka shpëtuar një vend dhe një skuadër nga një figurë më e keqe nga ajo që ka qenë më pas. Turi eliminator, ndeshje me Meksikën. Shërben një gol. Vieri gabon, Totti gabon.
Trapattoni e thërret në stol, futet Alex. Një gjuajtje qesharake me kokë, i shëmtuar, asnjë magji, por gjithsesi shënon. Është goli i tij i parë dhe i vetëm botëror, është topi që rrotullohet në rrjetë dhe të gjithë harrojnë, sepse pastaj është Koreja, është arbitri Byron Moreno, është Totti që del jashtë me të kuqe, është Vieri që humb një gol shumë të lehtë për t’u shënuar. Një ringjallje e kotë për Alex. Mund të ishte goma fshirëse e poshtërimit të Francës, ndjenja e fajit e Holandës dhe Belgjikës: “Ka qenë goli më i rëndësishëm i jetës sime. Edhe pse nuk ka qenë i bukur. Nëse duhej të ëndërroja diçka, ishte pikërisht ajo që doja. E habitshme, fantastike. Kemi arritur kualifikimim, por për mua ndeshja ka ecur shkëlqyeshëm dhe të mendosh që kësaj radhe është merita ime, është shumë e bukur, ndjehem i lumtur”.
Një gol normal për të qenë i lumtur
Një gol normal, si rul, për atë që ka qenë një fenomen. Një gol mjafton për të qenë i lumtur. Njerëzillëk. Edhe kjo është dinakëri: Alessandro Del Piero është bir model, është djali i edukuar, është testimonial antikeqedukim. Kur arriti në Torino dhe mori me qira një apartament në qendër të saj, filloi t’u bënte pazarin të gjithë zonjave plaka të pallatit. Është bërë një libër vizatimor për fëmijët, në publicitete flet me zogjtë si San Francesco, nuk largohet kurrë përballë dikujt që i kërkon një autograf: qesh dhe nënshkruan. Është në radhën e parë të të gjitha operacioneve bamirëse të shoqatës së futbollistëve dhe të Juves. Nuk e shikon në lokale lojtarësh, rri në shtëpinë e tij. Çdo mbrëmje dy telefonata: njërën mamasë, tjetrën vëllait më të madh. Është shembull: nuk pështyn kundërshtarët, nuk lëshon shishe, nuk thotë “ky është i çmendur” në qoftë se e ndërrojnë. Çdo herë që hyn në fushë dhe çdo herë që del prej saj, i kënaqur ose i nervozuar, fitimtar ose i humbur, bën një gjest drejt tribunës së tifozave të çmendur. Një shenjë, një përshëndetje, Alex nuk grindet me trajnerët, nuk diskuton me shokët.
As kur nuk i ecte mirë dhe nuk arrinte të shënonte. Si kur Inzaghi në Venezia, në vend që t’i pasonte topin pse ndodhej vetëm fare në qendër të zonës kundërshtare, ka shkuar i vetëm drejt portës. Egoist. I vetëm në mesin e fushës, Del Piero u kufizua me një shtrembërim fytyre. Ai thotë se ky është karakteri i tij: “Përmbahem, edhe kur zemërohem. Nuk shpërthej. Është shpirt konservimi”. Dinakëri, edhe kjo. E njëjta që i ka mundësuar të qëndrojë më këmbë, qoftë edhe i çalë: të tjerët kanë ikur, ai ka mbetur. Gjithmonë në mes të dualizmave, Alex. Gjithmonë i shpëtuar: ishte shqytari i Roberto Baggio, më pas “Bishti” u largua. Erdhi Inzaghi, largim edhe ai. Si Zidane, si Miccoli. Në Kombëtare idem: ka shqelmuar fillimisht Baggio, më pas Zola. Ka ardhur Totti dhe ai ka qëndruar. Ka ardhur Cassano dhe ai akoma është atje. Mund të jetë i dëshpëruar, pa shfajësime. Mund të jetë një një që pret vetëm një subvencion për të shkuar me shkrirje. Megjithatë askush nuk arrin ta përzërë. Ndoshta pse tek Juventus e do se nuk ka akoma një imazh tjetër të perandorisë. Ndoshta sepse kur ai flet, nuk zbërthehet dhe kuptohet se të paktën ai ka studiuar më shumë se të tjerët. Ndoshta sepse të marrësh me shqelma bythëve, një të cilit i ke thënë i droguar, gay, i dështuar, i humbur të bën të ndjehesh frikacak. Ndoshta, sepse djali i punëtorit të ENEL-it e di akoma se ku është matësi elektrik dhe ndokush shpreson se vendos që ta rindezë dritën.