Skandal në Lidhje
19/02/2005 Kuvendi dhe profecia e Kadaresë
As dy orë mbledhje, Kuvendi i V-të i Lidhjes pezullohet; Dy palë delegatë përplasen mes tyre, duke kërkuar shkrirjen e OJQ-së së shkrimtarëve; Limoz Dizdari lë sallën i shoqëruar me badigardë
Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë i ka humbur arsyeja e të qenit. Ky ka qenë pohimi i shkrimtarit Ismail Kadare, një ditë para mbajtjes së Kuvendit të V-të të Lidhjes, kur dje në mbrëmje plasi skandali. Pa asnjë sqarim, pa asnjë kokë në krye, pezullohet dita e parë e Kuvendit. Ndërsa gardhi i policëve zuri vend prapa kangjellave të Lidhjes, megjithëse shpreheshin të sigurtë se nga “intelektualët” nuk prisnin ndonjë kiamet krismash.
“Meqë ky Kuvend ishte nisma ime, kështu siç u penalizova, pezulloj këtë shfaqje, të më mirëkuptoni, në konceptin tim e quaj të mbyllur seancën”. Limoz Dizdari, me badigardë nga pas, ka lënë pas mbi 80 delegatë të ftuar, duke marrë rrugën për jashtë sallës ku po bëhej mbledhja.
Në dy orë “mbledhje” nuk u mor vesh se kush ishin delegatët e Dizdarit dhe kush të sfidantit të tij, Zyhdi Moravës.
Tre herë u mbajt fjala e hapjes... dhe dy herë u ra dakord se kush do të ishte në presidiumin e Kuvendit. Plaku Gode, mezi u tund nga vendi dhe, nuk u zinte besë syve se si këta shkrimtarë e artistë kanë qenë sus jo më shumë se 15 vjet më parë dhe tani “janë krejt të çmendur, ky nuk mund të quhet kongres”.
Një sekretar i Lidhjes, i mbijetuar andej nga Shkodra, Nikollë Spathari, vinte në Kuvend me dy ftesa në xhep, një pirateri e një zyrtare. Dhe gjithë mllefin e tij, pasi dëgjoi shumë sharje e britma, e lëshoi drejt shkrimtarëve të Tiranës, se “nuk kam ardhur për interesat e kolltuqeve politike”.
Me Fishtën në gojë “ka shti dreqi pushkë ndër ne...”, ka lënë sallën shkodrani, akoma idealist dhe i idhnuar nga tallja e rëndë që e kish detyruar të vinte deri në Tiranë.
Në një kor pothuaj donin të shfrynin të gjithë, duke u ngutur kush e kush ta merrte llafin për të thënë nja dy fjalë të forta, “intelektuale”, duke pritur të duartrokiten në sallë. I pari ishte vetë Dizdari, që me fjalën e madhe i “ngulur si Krishti në gozhdë”, po u jepte përgjigje gjithë atyre që ishin shprehur në shtyp, se “ky Kuvend është i rregullt dhe legjitim”. Pas kësaj ka përdorur podiumin e fjalës prej kryetari për një replikë në distancë me shkrimtarin Ismail Kadare, duke u shprehur me tone të ashpra se distancohet nga idetë e tij për Lidhjen. “I kam shkruar një letër me shumë dashuri dhe respekt Kadaresë, por ai nuk gjeti as mundësinë për t’ju përgjigjur. Nuk bie dakord me fjalët e tij për Lidhjen”.
Frika e Dizdarit u pa hapur. Shumë shkrimtarë jashtë saj kishin ditë që lajmëronin se do ta bënin çorap Kuvendin, se kryetari i Lidhjes duhej përzënë me policë nga Lidhja, duhet arrestuar për vjedhjet e tij. Sfidanti i tij, Zyhdi Morava, donte të realizonte se s’bën “ëndrrën” e vjetër, rehabilitimin pranë Lidhjes. Një pjesë e të deleguarve kishin ardhur nga një ftesë e dytë, që kishte bërë klani Morava, dhe ky i fundit ia plasi në Kuvend se, politika e katandisi zi e më zi Lidhjen, deri atje sa shkrimtarët kanë alergji kur flasin për të. Pas Dizdarit, Morava mbajti fjalën e “dytë” të hapjes, duke propozuar pezullimin e Kongresit, sipas kreut të Lidhjes.
Kiço Blushi, Myftar Gjana dhe Sabri Godo, u “detyruan” të ulen në podium, ashtu krejt rastësisht, e vetmja pikë konsensusi, duke nisur kongresin.
Skënder Kamberi, ish-sekretari i Lidhjes, kish bërë gati muzikën e himnit, që për ironi nisi pasi kaloi minuti i heshtjes, si homazh për shkrimtarët e ikur!
Pa kuptuar arsyen dhe thirrjen e këtij Kuvendi, plaku Gode kërkoi mirëkuptim për vazhdimin e mbledhjes, se “lidhja ka ecur si ka ecur, por, ne mund t’i shërbejmë letërsisë dhe artit në kushte të reja”. Deri diku e nuhati Gode, se atmosfera e këtij takimi po vinte në dyshim ekzistencën e Lidhjes.
Ndaj kërkoi që në këtë konfuzion, palët në konflikt, të flisnin më qartë, ose në të kundërt të pezullohej Kuvendi. Shkrimtari Teodor Laço do hidhte sytë nga salla dhe nuk shihte emrat e letërsisë dhe të artit, emrat e renditur si F.Kongoli, L.Stani, Gj.Zheji, K.Trebeshina. N.Papleka, R.Pulaha, S.Bejko, P.Zogaj, T.Çaushi, A.Plasari, Y.Aliçkaj, E.Tupja, A.Zajmi, M.Velo etj., mungesa e tyre e bënë të kuptojë se Lidhja e ka humbur fillin, se asaj nuk i ka më kuptim ekzistenca.
Zgjidhja pa kritere e delegatëve e çoi në mendimin se duhet ribërë kongresi. Asgjë për Lidhjen, për arsyen pse shkrimtarët e lartpërmendur nuk i qasen më kësaj godine të përkthyer në OJQ.
“Ushtarë”, kthehuni në shtëpi, kjo ishte ftesa kur Gode, më në fund vendosi të thërriste se ky nuk mund të quhet Kongres. Kur skulptori Perikli Çuli pati premtuar se do të bënte namin në Lidhje, se ajo duhej shkrirë, se shkrimtarët nuk kanë më nevojë për kryetarë. Kur palët e paftuar shkrimtarë kishin paralajmëruar në shtyp se ky do ishte fundi i Lidhjes.
Se tani, Lidhja, njolla e zezë, hija e rëndë që futi në burg dhe varrosi vepra të artit dhe letërsisë, ka marrë fund. Skandali që plasi dje mes të deleguarve si specie të fundit të Lidhjes, si në Tiranë dhe në rrethe, për shkrimtarët që nuk iu afruan do të thoshte “fund”. Nga Kuvendi i pezulluar, u kërkua që Lidhja të shkrihet, sepse nuk kishte më arsye të ekzistonte dhe as të mblidhte shkrimtarë si qëmoti për të zgjedhur kryetarë, sekretarë dhe të mbante akoma relike Kristinën e zellshme, që prej vitesh shkruan në mënyrë shembullore gjithçka ndodh mes shkrimtarëve, mot pas mot
Çfarë u bë e ç’do të bëhet në Kuvend!?
Jo më shumë se dy orë dhe Kuvendi i V-të i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është pezulluar. Kryetari Limoz Dizdari ka lënë podiumin, duke deklaruar mbylljen e tij, të cilësuar si seancë të parë. Ndërsa të 80 delegatët e ftuar nga Dizdari dhe disa të tjerë nga Zyhdi Morava, kanë dalë jashtë mes rrëmujës dhe zhurmës, fyerjeve dhe sharjeve, disa në adresë të kreut të Lidhjes dhe disa të tjerë pa adresë. Jashtë, pas kangjellave të Lidhjes, afro 10 policë kanë zënë vend, duke u shprehur se janë lajmëruar një ditë më parë për të qenë në gatishmëri ditën e Kuvendit të Shkrimtarëve. Për më shumë se 30 minuta, shkrimtarë e artistë kanë qëndruar nëpër shkallët e Lidhjes, pa ditur vendimin ekzakt se çfarë do të bëhej për Kongresin. Pas deklaratës në podium, Dizdari është shoqëruar nga një badigard, duke u larguar nga salla e Lidhjes. Dje në mbrëmje, askush nuk e ka marrë vesh nëse Kuvendi do të vazhdojë sot.