Dy greke, pretendojnë kazinonë e Tiranës

20/02/2005 Në fazën e parë janë përzgjedhur dy kompani greke, nga katër të paraqitura
Pronari i kazinosë së vetme në kryeqytet do të jetë një grek. Përfundimi i fazës së parë të tenderit për të fituar licensën e kazinosë ka skualifikuar kompaninë shqiptare “Rozafa” dhe atë amerikane, duke lënë në lojën e konkurrencës vetëm dy kompani greke. Kështu do të jenë “Club Hotel Loutrakki” dhe “Hyatt Regency Hotel&Tourism Hellas”, dy kompanitë e kualifikuara në fazën e dytë. Sipas Ministrisë së Financave, dy kompanitë e tjera, “Rozafa Casino” dhe “Royal Palace Casino”, janë skualifikuar si pasojë e mungesës së dokumentacioneve. “Dy kompanitë e tjera u skualifikuan për shkak të paraqitjes pjesore të dokumenteve të kërkuara në vendimin e Këshillit të Ministrave”, bënë të ditur burime nga Ministria e Financave. Kështu, Ministria e Financave është shumë afër përzgjedhjes së fituesit, që do të ketë të drejtën të mbajë për 15 vjet licensën e të vetmes kazino në kryeqytetin shqiptar. Kompania fituese duhet t’i paguaj shtetit shqiptar 10 milionë dollarë për licensën si dhe duhet të mbyllë në bankë rreth 3 milionë dollarë garanci pagese për fituesit e lojërave të fatit. Sipas rregullave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave, aktiviteti i kazinosë do të monitorohet nga organet tatimore dhe, në rast të mospagimit të tatimeve, do t’i pezullohet aktiviteti. Duket se dhe në këtë sektor, grekët do të kenë privilegjin të jenë të parët, madje, dhe të vetmit, duke mundur të skualifikojnë në konkurrim të hapur kompaninë shqiptare “Rozafa Casino” dhe atë amerikane. Mund të thuhet se, “Rozafa Casino” është kompania që ka eksperiencë në fushën e lojërave të fatit, pasi ka në pronësinë e saj dhe një nga lojërat e fatit më të njohur dhe të frekuentuara në kryeqytet.
Kompanitë fituese
Club Hotel Loutrakki S.A.
Hyatt Regency Hotel&Tourism Hellas S.A.
Kompanitë e skualifikuara
Rozafa Casino Sh.A.
Royal Palace Casino LTD, Nevada, USA
Kriteret për marrjen e licensës
Pagesë e licensës, 10 milionë dollarë
Garantimi i fituesve, duke ngrirë në bankë 3 milionë dollarë
Objekti i veprimtarisë së shoqërisë duhet të jetë vetëm veprimtaria e kazinosë dhe e lojërave të fatit
Duhet të deklarohen themeluesit e shoqërisë, ortakët,
drejtuesit dhe, ortakët nuk duhet të jenë dënuar penalisht për vepra penale të krimit ekonomik
Licensa merret për 15 vjet
Ku do të hapen 4 kazinot e tjera
Privilegjin për të hapur kazino, nuk do ta ketë vetëm kryeqyteti, ku jetojnë 700 mijë banorë. I gjithë bregdeti, ku është përqendruar dhe zona turistike më e rëndësishme e vendit, do të ketë kazino. Do të jenë katër kazino në zonën bregdetare nga Saranda në Velipojë. Përqendrimi i madh i turizmit në këto zona, ka bërë që të mos merret për bazë numri i popullsisë apo madhësia e zonës turistike. Kështu dhe Velipoja do të ketë një kazino, ashtu sikurse Durrësi, Vlora dhe Saranda. Ndërkaq, në kryeqytet, do të japë vetëm një licensë për kazino, duke e çuar në pesë numrin e kazinove që do të licensohen në të gjithë vendin. Kështu prania e kazinove në pikat turistike do t’u japë më shumë jetë zonave, ku gjatë verës, por dhe për fundjavë, pushojnë me qindra mijëra pushues.
Zona bregdetare turistike Vlorë 1
Zona bregdetare turistike Sarandë 1
Zona bregdetare turistike Durrës 1
Zona bregdetare turistike Velipojë 1
Qeveria kontrollon financat e institucioneve të veta
Doganat dhe tatimet, 430 milionë lekë humbje
Qeveria nuk e ka lënë pa punë Drejtorinë e Auditit të Brendshëm të sapo krijuar dhe 200 punonjësit e saj të sapo diplomuar. Kontrolli i parë është bërë mbi sektorët që sjellin të ardhurat më të mëdha në buxhet, por dhe që kanë mundësitë më të mëdha për evazion fiskal dhe korrupsion të administratës. Duket se nga kontrolli financiar mbi tatimet dhe doganat, ka rezultuar se humbja financiare e shkaktuar nga evazioni dhe shkeljet e administratës, është 430 milionë lekë. “Janë zbuluar shkelje financiare me një vlerë prej 43 milionë lekë, prej të cilave 1.95 milionë lekë evazion fiskal dhe rreth 14 milionë lekë shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik”, bëhet e ditur nga zyra e shtypit e Ministrisë së Financave. Përballë kësaj humbjeje, Drejtoria e Auditit ka konstatuar se janë dhënë masa disiplinore për 49 persona përgjegjës, prej të cilëve 2 largime nga puna. Për shkelje të procedurave të prokurimit janë dhënë 7 masa me gjobë, me vlerë 5.5 mijë lekë. Kështu duket se nga 430 milionë lekë humbje, pritet të rikuperohen vetëm 55 milionë lekë, duke lënë që humbja të reduktohet në nivelin e 380 milionë lekëve të vjetra.
Drejtoria e Auditit të Brendshëm është krijuar së fundi nga qeveria si një institucion homolog i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me përjashtim të faktit se është strukturë brenda qeverisë. Bëhet fjalë për një grup pune, që do të jetë brenda qeverisë për të bërë auditin xhepave të saj, ashtu sikurse bëhet dhe me biznesin. Qeveria do të japë kontroll në të gjitha instancat e saj për të gjitha shpenzimet, investimet dhe mënyrën se si harxhon paratë e buxhetit dhe të taksapaguesve. 200 specialistët e certifikuar kanë përfunduar me nxitim “studimet”, duke e shkurtuar kohën e trajnimit nga katër vjet, në 2 vjet. Duket se presioni i KE-së për të detyruar qeverinë të kishte sa më shpejt brenda strukturave të veta dhe kontrollin e brendshëm, ka bërë që ministri Malaj të firmosë certifikatat me nxitim dhe t’i hapë rrugë punës së kësaj drejtorie.