E Hënë, 2 Nëntor 2026

Williams, dramaturgu i krizave

19/02/2005  Dramaturgu, poeti, shkrimtari Tennssee Williams (Tomas Lanier Williams) lindi më 26 mars 1991, ai u rrit në një familje me përplasje të forta, përplasje, të cilat do të shkaktonin probleme të rënda psikologjike te motra e tij, Roza. Sëmundja e saj do të ishte një "re e zezë" mbi kokën e Uilliams, gjatë gjithë jetës së tij. Në vitin 1929, ai regjistrohet në universitetin e Misurit dhe, krejt rastësisht, pasi pa dramën e Ibsenit "Ghost" (Fantazma), ai vendosi të bëhet dramaturg. Nën presionin e të atit, ai detyrohet të ndërpresë studimet dhe të punojë në një fabrikë këpucësh. Aty ai do të njohë edhe Stanley Kowalski, të cilin vite më vonë do ta bëjë një personazh të njohur në veprën e tij, "Tramvaji me emrin dëshirë". Pas gati 10 vitesh, në vitin '38, ai i rikthehet studimeve. Vitet '44-45 shënojnë një kthesë të rëndësishme në krijimtarinë e tij. Ai do të vërë në skenë në Çikago dhe më pas në Broduej, me shumë sukses, "Menaxheria e qelqtë". Në '47-ën, ai shkruan "Tramvaji me emrin dëshirë", që fitoi çmimin "Pulitzer". Regjisori i madh, Elia Kazan, e shndërroi në një film tepër të suksesshëm me Marlon Brado dhe Vivian Lein, në rolet kryesore. Po Kzan ekranizon një tjetër vepër të tij, "Vogëlushja Doli", që u vlerësua shumë nga kritika. Vepra "Macja mbi çatinë e nxehtë" i dha "Pulitzer" e dytë në vitin 1955 si edhe "New York Drama Critics' Circle Awards". Drama është një rrëfim mbi eksperiencat në një shoqëri, e cili përpiqet t'u diktojë njerëzve si të jetojnë, në të njëjtën kohë kur komunikimi i munguar midis njerëzve, çon në një qorrsokak gjithçka. Një dramë familjare, në rrethana të rënduara, ku dalin në pah shumë të vërteta, frika ndaj vdekjes, dëshpërimi, materializmi, pasiguria, paaftësia për të përballuar të vërtetën... Një dramë që të krijon bindjen se njeriu është në një gjendje dramatike të pashpresë, i paaftë për të qenë njeri... Uilliams vdiq në vitin 1983, pas një periudhe të gjatë kohe në gjendje depresive dhe abuzimi me alkoolin, duke lënë një serë veprash të nivelit botëror dhe karaktere tepër të spikatura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›