E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo - Partizani e mbyllin me grushte

• Këmbëngulja e Partizanit ka qenë e pamjaftueshme për të rrëzuar gjithçka të ndërtuar nga Dinamo gjatë ndeshjes së parë. Kështu, falë atij suksesi (3-1) të përpara një jave, blutë e Dajës kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndonëse në fund të çerekfinales së djeshme s’ka munguar një shfaqje grushtesh e shkelmash, ku në epiqendër ishin kavajasi i Dinamos, Bekim Kuli dhe më pas gjirokastriti i Partizanit, Bledar Devolli. Edhe pse Partizani zhvilloi një lojë me ritëm, por edhe me nervozizëm për shkak të provokimeve të dinamovitëve, nuk arriti të shënojë dy golat e nevojshëm për përmbysjen. Kështu, Partizanit 15 herë fitues të Kupës së Shqipërisë, tashmë i duhet të angazhohet plotësisht në kampionat. Në Shkodër Vllaznia e trajnerit Haxhiosmanoviç shkatërroi 5-1 Besën e Kavajës, që luajti për më shumë se 50 minuta me nëntë lojtarë pas largimit me karton të kuq fillimisht të kapitenit Andi Lila dhe më pas të mbrojtësit shqiptar nga Maqedonia, Zekeria Ramadani. Pas anulimit të golit të Besës të shënuar nga Fortunat, erdhi goli i realizuar nga kongolezo-gjermani Sasa Delain në të 22’. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1-0. Mesfushori i avancuar Albert Kaçi dyfishoi shifrat për Vllazninë në minutën e 50-të. Shqiptari nga Maqedonia, Artimi Shaqiri fitoi penallti në minutën e 54-t, të cilën e realizoi po vetë. Sulmuesi i Kombëtares U-21, Xhevahir Sukaj realizoi golin e tretë në minutën e 63-të, për t’i lënë radhën kosovarit Jusufi për të shënuar dy gola rresht në limitin e ndeshjes: 88’ dhe 91’, duke i siguruar Vllaznisë një fitore 5-1, njëherësh një vend në 4 më të mirat. Në DurrësSulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Ardian Nuhiu, e çoi në delir presidenti e Elbasanit, Arben Laze kur vendosi ekuilibrat në fushë me golin e tij të minutën e 79-të, që vulosi 2-2 në takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë, Teuta-Elbasani në “Niko Dovana”). Talenti Hysa (9’) realizoi shumë shpejt golin e parë për Teutën, pas pasit të Vilës. Pas gjashtë minutash Hysa dha një asist për të riun, Ermal Gegën duke dyfishuar shifrat në minutën e 15-të. Kapiteni Julian Ahmataj shkurtoi diferencën në minutën e 37-të, për të rritur shpresat për një kualifikim për në katër më të mirat. Pas një rrjete të jashtme të Ahmatajt, Nuhiu (“i vogli”) me zgjuarsi barazoi shifrat që prodhuan edhe kualfikimin për herë të 9-të në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.Kupa e ShqiperiseÇerekfinalet Datë 12 mars 2008Tirana – Kastrioti                1-1 (3-0)Hyka 13’ / Rizvanolli 75’Teuta – Elbasani                2-2 (1-1)Hysa ‘11, Gega 14’/Ahmataj 33’, Arb. Nuhiji 83’Vllaznia - Besa                5-1 (2-2)Delain 22’, Kaçi 50’, 90+4’, Sukaj 64’, Jusufi 90’/Shaqiri (11-m) 54’Partizani - Dinamo            0-0 (1-3)Deklaratat e trajnerëve Dervish Haxhiosmanoviç (Trajner i Vllaznisë)“Jam shumë i kënaqur për këtë fitore dhe kualifikimin. Mbi të gjitha për lojtarët të cilët nuk po kalonin një moment të mirë. Kemi luajtur një ndeshje të mençur dhe nuk kemi menduar të luajmë aspak bukur. Kam shumë pak meritë në këtë fitore dhe kualifikim. Merita është e Cungut, Danit dhe lojtarëve sepse unë sapo kam marrë drejtimin e skuadrës”. Sulejman Starova (Trajner i Besës)“Kemi dalë jashtë objektivave në kupë. Kjo si rrjedhojë e faktit që ishim të pafat që në ndeshjen e parë e cila u mbyll në barazim. E filluam mirë lojën, rrezikuam edhe deri në momentin kur rezultati ishte 3-1 por më pas nuk mundëm të bëjmë më asgjë. S’po merremi me gjykimet por largimet e atyre lojtarëve ndikuan shumë në lojën tonë. Ekipi tashmë duhet të mendojë për kampionatin sepse nga kupa hoqëm dorë”. Kristaq Mile (Trajneri i Teutës)“Eksperienca e lojtarëve të Elbasanit dominoi takimin. Për fat të keq, futbollistët e mi e menduan të mbyllur kualifikimin, teksa rezultati ishte 2-0 në favorin e Teutës. Ekipi humbi vigjilencën dhe u ndëshkua dy herë radhazi. Në momente të veçanta ishim edhe të pafat. Lojtarët u futën në lojë individuale, ndërsa Elbasani na ndëshkoi me lojë kolektive. Na eliminoi mungesa e përvojës”.Krenar Alimehmeti (Trajneri i Elbasanit)“Ekipi tregoi forcë të rrallë karakteri, duke mos u dorëzuar për asnjë çast. E meritonim këtë kualifikim dhe për këtë përgëzoj të gjithë çunat. E kishim vlerësuar së tepërmi kundërshtarin, i cili na vuri seriozisht në vështirësi. Bëmë një ndeshje të madhe, duke kthyer rezultatin me diferencë dy gola. Ekipi e kaloi mjaft mirë momentin e vështirë psikologjik, duke reaguar”.Sulejman Mema (Trajneri i Tiranës)“Kualifikimi për ne mund të them se ishte vendosur që pas ndeshjes së parë ndaj Kastriotit të zhvilluar në Laç, e mbyllur me rezultatin 3-0 në favorin tonë. Në këto kushte ishte hapësira të lija pushim disa nga titullarët kryesorë e gjithashtu që të aktivizoja lojtarë të rinj. Tani e gjithë vëmendja është për sfidën e radhës në transfertë ndaj Shkumbinit”. Ramadan Ndreu (Trajneri i Kastriotit)“Kemi mbërritur në Tiranë për të zhvilluar më tepër një lojë të mirë, se sa për të shpresuar te kualifikimi. Kjo, pasi shpresat ishin shumë të vogla bazuar në rezultatin e ndeshjes së parë të mbyllur 3-0 në favor të kundërshtarit. Ky i sotmi ishte gjithashtu edhe një takim kolaudues për sfidën e radhës në kampionat”. Hasan Lika (Trajneri i Partizanit)“Në ndeshjen e sotme mendoj se kemi dhënë gjithçka, për t’u kualifikuar. Prodhuam një lojë të mirë, duke qenë gjatë të gjithë kohës në kërkim të golit. Thjesht nuk jemi treguar të suksesshëm përpara portës së kundërshtarit, edhe për meritë të portierit Kotorri. Të paktën duhet ta kishim fituar këtë ndeshje dhe pastaj të mendonim për t’u kualifikuar”.Ilir Daja (trajner i Dinamos)“Jam i kënaqur me atë që kanë treguar djemtë në fushën e lojës. Ky kualifikim është për ta dhe për të gjithë tifozët tanë. Megjithatë duhet të kthehemi me këmbë në tokë, pasi pavarësisht se kemi arritur në gjysmëfinale, specifika e Kupës është e tillë që nëse nuk e ngre trofeun, s’ke arritur asgjë. Treguam se jemi një ekip që dimë të veprojmë si profesionistë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›