E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rili, “mace e zezë” e Canës

• Ndeshja e djeshme e Kupës UEFA, mes rusëve të Zenitit dhe Olimpikut të Marsejës është drejtuar nga gjyqtari anglez Majkëll Rili, i cili do të mbahetmend gjatë për padrejtësitë që i bëri Shqipërisë në ndeshjen e vitit ta kaluar me Holandën në Tiranë, ku i mohoi një gol të rregullt kuqezinjve. Në këtë ndeshje ai ndëshkoi me karton të kuq edhe mesfushorin kuqezi Lorik Canën. Mesfushorit shqiptar i është dashur të durojë një tjetër gjykim nga ana e Majkëll Rilit, por edhe këtë herë gjërat kanë shkuar keq, pasi Marseja u eliminua nga Kupa UEFA, edhe pse e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-1 në “Velodrome”. Francezët humbën dje në Shën Petersburg me rezultatin 2-0 dhe u eliminuan nga Kupa UEFA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›