Sali Shijaku: Në shtëpi e ndiej veten si në çdo shtet
• Mesdita e vitit të 75 të jetës, e ka gjetur mes miqsh, në oborrin e tij të këndshëm, plot guralecë e pemë. Të gjithë vijnë e urojnë.Natyrisht gjenden për të, atë mesditë plot diell, pranë shtëpisë-muze në rrugën “Siri Kodra”. Sali Shijaku, Artisti i Merituar, piktori i famshëm, ka festuar 75-vjetorin e tij të lindjes. I rrethuar nga familjarët, miqtë artistë, e nën fokusin e objektivëve të kamerave dhe aparateve fotografikë, piktori tregon në këtë përvjetor: 75-vjetori vjen natyrshëm, janë treçerek shekulli, 50 vjet e më shumë krijimtari, të cilat i kam kaluar mes shokësh, miqsh, nuk ndihem vetëm, ndihem i mbrojtur në një farë mënyre”. “Ana Maria (bashkëshortja e piktorit) gjithmonë ka qenë muza që në fillimet e saj dhe tani vonë. Në fakt, artistët janë të vështirë për gratë, unë rri gjithë natën në studio, por njëherë kur unë dola nga një takim i rëndësishëm dhe siç ashtu isha i veshur, thashë, pse mos të vë një njollë në telajo, dhe ashtu mbeta 48 orë në studio. Ishte moment i çuditshëm”, shprehet piktori. Piktori duket se është dashuruar me shtëpizën ku jeton, atë shtëpizë të kthyer njëherësh në muze antik e galeri arti. “Këtu në këtë kuadrat ka kaq shumë hapësira dhe për mua është një kuadrat aq i madh sa një oqean, po hyre brenda ke ikur edhe në Amerikë, Australi, Gjermani...”, shton artisti.