E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parukieri Taljavento për derbin Dinamo-Partizani

Një parukier italian për superderbin Dinamo-Partizani. Duket si shaka groteske, por në të vërtetë është kështu. Gjyqtari italian i Serisë A, 35-vjecari Paolo Taljavento, do të jetë gjyqtari i superderbit Dinamo-Partizani, do të përcaktohet kampioni i ri i Shqipërisë.
Në vitin 2006, u përfshi në hetimin e skandalit të futbollit italain "Kalcopolit", pasi emri i tij ndodhej në procesverbalet e përgjimeve telefonike. Gjithsesi, më pas Taljavento u lirua nga cdo akuzë më pas, pasi gjykata sportive nuk gjeti prova bindëse.
Në 1 janar të vitit 2007, Taljavento u bë gjyqtar ndërkombëtar dhe në Serinë A ka drejtuar mbi 50 ndeshje, ku ndeshja e parë e tij daton në fundin e sezonit 2003-2004, 25 prill 2004.
Taljavento do të jetë "xhaketa" e katërt italiane që do të gjykojë një ndeshje në Shqipëri. Rrugën e hapi Paskuale Rodomonti, i cili në vitin 2003 gjykoi ndeshjen e play-ofit midis Lushnjës e Apolonisë (4-1). Me pas ishte Alfredo Trentalanxhe që gjykoi finalen e Kupës së Shqipërisë, Dinamo-Tirana (1-0). Paskuale Rodomonti drejtoi finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Tirana (0-1).
Në Shqipëri kanë gjykuar edhe spanjolli Fernandez Marin (2002) në takimin Dinamo-Tirana (0-0) të vlefshëm për Kampionatin e 63-të Kombëtar, por dhe gjermani Babak Rafati, i cili gjykoi finalen e këtij viti të Kupës së Shqipërisë, atë Vllaznia-Tirana 2-0.
Precedentët e "huaj"
2008: Kampionati i 69-të
Dinamo-Partizani, 17 maj
Paolo Taljavento (Itali)
2008: Finale e Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Tirana 2-0
Babak Rafati (Gjermani)
2006: Finale e Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Tirana 0-1
Stefano Farina(Itali)
2003: Finale e Kupës së Shqipërisë
Dinamo-Tirana 1-0
Alfredo Trentalanxhe (Itali)
2003: Pleof i Kampionatit të 64-t
Lushnja-Apolonia 4-1
Paskuale Rodomonti (Itali)
2002: Kampionatit të 63-të
Dinamo-Tirana 0-0
Fernandez Marin (Spanjë)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›