Rajkard nxjerr nga lista Ronaldinjon

Trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard, përjashtoi nga lista e të thirrurve për ndeshjen e Ligës spanjolle kundër Vilarealit, sulmuesin Ronaldinjo, i cili ende nuk kishtë mbërritur në kryeqytetin katalanas pas ndeshjes Brazil-Ekuador, të vlefshme për kualifikuesit e Botërorit të ardhshëm. Tekniku "azulgrana" preferoi ta rezervonte Rolandinjon - ndeshja e katërt për brazilianin që mbetet jashtë listës në tetë ndeshjet e parë të Ligës – për ndeshjen e Ligës së Kampioneve, që ekipi katalanas do të diskutojë të martën e ardhshme kundër Gllazgou Rejnxhërs.