U-19, Shqipëria humbet me Spanjën 2-0

Në një terren shumë të keq të rënduar nga shirrat, Shqipëria U-19 humbi 2-0 ndeshjen me Spanjën e Gines Melendes, në ndeshjen e parë për Grupin 5 kualifikues për Euro 2009, të zhvilluar në Alginet të rajonit të Valencias. Golat për Spanjën U-19 u shënuan nga sulmuesi i Majrokës, Eriol Nsue në minutën e 30-të dhe ai Realit të Madridit, Havi Ferndanez në të 50'. Gjyqtari francez Shapron ndëshkoi me kartonë të verdhë Aaron Niguez dhe Viktor Ruizin për Spanjën dhe nga formacioni shqiptar i drejtur nga Ramadan Shehu, mesfushorin Mustafaj dhe mbrojtësin Didmar Shehi. Gazeta sportive spanjolle "As" i ka kushtur një koment të gjatë takimit, ku ka përmendur lojën e mirë të përfaqësueses shqitare, kundrejt formacionit vendas i përbërë nga lojtarë të klubeve më të mëdha spanjolle dhe europiane: Real i Madridit, Liverpulit, Arsenalit, Espanjolit, Majrokës, Atletikos së Madridit.
Spanja luajti me topa të gjatë në thellësi, duke rrezikuar fillimisht me lojtarin e Valencias, Aaron Niguez, por portieri shqiptar Sulejman Hoxha reagoi mjaft mirë.
"Hernandez, Nsue dhe Aaron, - shkruan "AS", - me rastet e shumta që patën, mund ta kishin kaluar në avantazh shumë herë Spanjën, por mbrojtja shqiptare ia doli t'i bllokonta atë në momentin e fundit".
Mirgen Bushati pati dhe rastin më të mirë për Shqipërinë në pjesën e parë, duke u bërë protagonist i një inkursioni personal por nuk mundi të shënojë edhe pse ishte vetëm për vetëm portierin me Sergio Asenjo, i cili luan me Realin e Valadolidit.
Goli i parë për spanjollët u shënua nga Nsue, në të 30', pas një asisti të Lillos, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit shqiptar Hoxhës për të shmangur golin. Pas këtij momenti, shkruan gazeta spanjolle, Spanja morri plotësisht në dorë kontrollin e lojës në pjesën tjetër të kohës së mbetur. Pjesa e e dytë nisi njëlloj si e para, me sulme të Spanjës, që e detyroi Shqipërinë të mbrohej në gjysmëfushën e saj. Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë erdhi edhe goli i Havi Fernandezit, një gol i bukur i shënuar në gjysmëlartësi. Në radhët e Spanjës luajti edhe lojtari i Arsenalit, Fran Merida. Bushati hodhi zëvendësoi Bushatin me Filipin (65') dhe Mustafaj me Dashin (85').
Takimi i dytë i Shqipërisë është ai kundër Serbisë, që luhet më 20 tetor.
Spanjë-Shqipëri 2-0
Spanja: Sergio Asenjo; Lillo, Guillem (Fran Mérida, 65'), Víctor Ruiz, Menéndez; Sanjosé, Parejo (Alain, 75'); César Azpilicueta, Javi Hernández, Aarón (Sergio García, 80'); y Emilio.
Shqipëria: Hoxha; Shehi, Bicaj, Malotaj, Samina; Hysa, Kaloti, Hyshmeri, Metani; Mustafaj (Dashi, 85'), Bushati (Filipi, 65').
Golat: 1-0, min.32 Emilio. 2-0, min. 53: Javi Hernandez.
Gjyqtar: T. Chapron (Francia).
Kartonë të verdhë: Aarón, Víctor Ruiz, Mustafaj y Shehi.
Stadiumi: La Forjana, Alginet (Valencia).