E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, Daliç sot do eksperimentojë

 

Një Dinamo pjesërisht në emergjencë do të zbresë sot në fushën e “Selman Stërmasit” për javën e dytë të kampionatit. Përballë kampionëve do të jenë peqinasit, disi habitshëm në krye të renditjes mbas fitores të thellë të një javë më parë ndaj Bylisit. Trajneri Daliç për këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion Igli Allmuçën, ende jo i rikuperuar mbas incidentit të së enjtes, ku u detyrua të shtrohet në spital pas pickimit të tre grerëzave. “Allmuça është një lojtar shumë i mirë dhe tepër i rëndësishëm për Dinamo. Është një mungesë që do të ndihet shumë nga skuadra në takimin ndaj Shkumbinit”, - thotë Daliç me një ton që tregon të gjithë dëshpërimin e tij. Në formacionin titullar në vend të Allmuçës do të jetë i riu Daja, që do ta ketë ndeshjen e tij të dytë nga minuta e parë në kampionat. “Daja është një lojtar tepër i ri, por me potencial”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›