Xhon Mekein zgjedh një grua për zëvendëspresidente
Xhon Mekein, kandidati i Partisë Republikane për në Shtëpinë e Bardhë zgjodhi Sara Palin kandidate për zëvendëspresidente. Kjo do të jetë hera e parë që një grua merr një kandidaturë të tillë në Partinë Republikane. 44-vjeçarja Palin në mandatin e saj të parë si guvernatore, është konservatore si në çështjet ekonomike edhe ato sociale. Zonja Palin është një guvernatore popullore dhe u bë e njohur në politikë për luftën e saj kundër korrupsionit në Alaskë. Politikania 44-vjeçare kundërshton abortin dhe martesën e njerëzve së të njëjtit seks. Hobet e saj janë gjahu, peshkimi dhe aktivitetet e tjera në natyrë. Ajo favorizon të drejtën e qytetarëve për të mbajtur armë. Si guvernatore e një shteti të pasur me naftë dhe gaz natyror, zonja Palin drejton komisionin e burimeve natyrore pranë Shoqatës Kombëtare të Guvernatorëve. Ajo ka bërë fushatë në favor të shpimeve për naftë në zonën e florës dhe faunës së Arktikut. Guvernatorja ka 5 fëmijë, nga të cilët më i madhi u fut në ushtri pas 11 shtatorit 2001. Fëmija e saj më i vogël lindi këtë vit dhe vuan nga sindroma Daun. Zoti Mekein e bëri njoftimin zyrtar gjatë mitingut në Dejton të Ohajos. Ndërkohë, përpara se kandidati republikan për president të SHBA-së të zgjidhte zonjën Palin si zëvendëse të tij, në garë për numrin dy të shtëpisë së bardhë ishin edhe Mit Romnei (kandidat së bashku me Mekein për t’u nominuar nga republikanët) si dhe Tom Rixh ish-këshilltar i Kryeministrit Berisha.