Meta: Duhet rishkruar historia e Ahmet Zogut
ANILA MEMA
Gabimet e historianëve, sjellin rishkrimin e historisë.
E gati një vit nga nisja e debatit për rishkrimin e historisë së Shqipërisë, zbulohet edhe projekti konkret mbi faktin se si do të jetë kjo histori e re. U desh festimi i 80-vjetorit të monarkisë shqiptare, që projektet të diskutohen, të debatohen dhe të niset nga puna. Drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, dje gjatë konferencës së parë për shtyp për festimet, që do të ndërmerren për përvjetorin e Monarkisë, tregon se projekti është miratuar tashmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe pritet që botimi i parë të dalë pas 4 vitesh. Meta hedh idenë se në rishkrimin e historisë, një pjesë e rëndësishme duhet t’i kushtohet rishkrimit të kohës së Ahmet Zogut. “Kjo konferencë është një shtysë e mirë për të diskutuar dhe debatuar dhe për të hedhur dritë mbi të vërtetat historike të kësaj kohe. Studiuesit që do të referojnë kanë mbajtur qëndrime të ndryshme ndaj periudhës në fjalë dhe unë jam i bindur që do të kemi një aktivitet që do t’i shërbejë rihapjes dhe rishkrimit të historisë sonë kombëtare. Vetëm se ne e konsiderojmë këtë si fillimin e një etape të re, pasi për rishkrimin kemi kohë që punojmë në mënyrë intensive, por që do të pasohet nga studime të reja, për ta trajtuar këtë periudhë në të gjitha dimensionet e saj. Konferenca do merret me problemet e karakterit të shtetit, përmbajtjes së institucioneve të tij, detyrës, arritjeve politike, marrëdhënieve ndërkombëtare e reformave që kreu shteti shqiptar në monarkinë e Zogut dhe shteti shqiptar në fushën e ekonomisë, atë të arsimit, të kulturës”, shton Meta. Sipas tij, defektet në historinë aktuale qëndrojnë në dy etapa të ndryshme: e para, këta studiues një pjesë e mirë janë nga ata që nuk kanë shkuar në arkiva të shohin fakte, duke pretenduar se i kanë marrë dikur në kohën e komunizmit, përzgjedhja e asaj kohe bëhej në mënyrë tendencioze dhe sigurisht kanë mbetur tek ai bagazh faktik. E dyta, metodat e analizës që nuk janë të balancuara por që e shohin historinë me këndvështrimin e vjetër, jo bardhë e zi, por si një gjë të zezë që nuk solli progres në jetën ekonomike, politike e shoqërore dhe harrojnë thelbin, që ky konsolidoi shtetin shqiptar për herë të parë. Nga pikëpamja metodike nuk është anashkaluar teksti që paraqet gjendjen ekonomike të asaj periudhe si një gjendje totalisht të zezë dhe ia faturon të gjithën regjimit, por harron të bëjë krahasime me dhjetëvjetëshin e mëparshëm apo të mëvonshëm. Dhe duke pasur këtë këndvështrim, nuk është ndryshuar as struktura e vjetër, shikoni historinë e 2007 është e barabartë me atë të 1984 dhe mbi të gjitha këto ka qenë edhe kritika në një recension 24 faqesh”, thotë ai. Meta shprehet se ndryshe nga të gjitha botimet e mëparshme, kjo e fundit do të bazohet në tre linja. Pika më interesante mund të jetë botimi i tezave pro dhe kundër për një etapë të caktuar të historisë sonë. Qendra Albanologjike është ajo që ka përfshirë në këtë projekt një pjesë të mirë të historianëve shqiptarë, por edhe ata të huaj. Edhe pse historianët synojnë të shmangin kontestimet, duke përfshirë disa teza publikimi mund të shuajë ose edhe të ndezë debatin e rishkrimit.
Biçoku: Muzeu duhet të ketë objekte dhe foto të monarkisë
Ekspozita është një kombinim i materialeve muzeore, i objekteve dhe fotografive, pjesa më e madhe e së cilave janë të panjohura nga publiku. Janë objekte dhe foto që i përkasin oborrit mbretëror dhe ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë për rëndësinë që ka. “Ju e keni parë që muzeu nuk ka gjë për Mbretërinë, nuk kemi pse t’i akuzojmë historianët e asaj periudhe, pse kanë mbajtur këtë qëndrim, i cili për mendimin tim është një qëndrim i detyruar, por që sot nuk na lejohet të vazhdojmë me ato mendësi dhe ato shtrembërime, që mjerisht vërehet edhe në historinë e Shqipërisë, i cili u refuzua nga Instituti i Historisë, dhe doli si botim i Akademisë së Shkencave. Një paraqitje e shtrembëruar që unë shpresoj nga kjo ekspozitë të dalë një realitet tjetër historik për monarkinë shqiptare”, shprehet Kasem Biçoku, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, i cili është marrë personalisht me realizimin e ekspozitës. Sipas Biçokut, do të bëhet ristrukturimi komplet i muzeut, ku sipas tij mund të përfshihen gjithë simbolet shqiptare dhe dokumentacioni shtetëror. “Identiteti shtetëror në pavijon është i domosdoshëm, që nga flamurët, stemat, monedhat, pullat e gjithë sistemeve dhe llojet e kushtetutave, veshjet e ushtarakëve, janë të domosdoshme për të bërë një muze me objekte dhe për të hequr letrat, të cilat janë të kota”, shton ai, duke hedhur idenë se muzeu mund të bëhet edhe nëpërmjet kopjeve. Por pse duhen hequr letrat. “Letrat kanë vlerë vetëm në botime dhe arkiv, ndërsa muzeu bëhet me objekte dhe me imazhe” thotë Biçoku, i cili të fton të ndjekësh ekspozitën, që do të çelet në ambientet e MHK-së, ditën e hënë në orën 09:00.