Zyrtare, Obama kandidat për President
Në prani të 80 mijë njerëzve, Barak Obama pranoi zyrtarisht të jetë kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të pranishmit në stadiumin e futbollit në Denver shpërthyen në duartrokitje, ndërsa Barak Obama hyri në historinë amerikane si afrikano-amerikani i parë, që fiton emërimin e një partie të madhe për president. “Me mirënjohje të thellë dhe me respektin më të madh, pranoj emërimin tuaj për presidencën e Shteteve të Bashkuara”, theksoi kandidati i demokratëve. Senatori Obama e mbajti fjalimin e pranimit të kandidaturës në një skenë dramatike me një natë të kthjellët në rrëzë të Maleve Shkëmbore të mbuluar me dëborë. Kjo i dha mundësinë 47-vjeçarit të lindur në Havai tek një baba kenian dhe një nënë amerikane për të transmetuar mesazhin e tij tek miliona njerëz, që e ndiqnin kuvendin në televizion. Senatori Obama kritikoi ashpër rivalin e tij politik, Xhon Mekein, duke thënë se vendi nuk mund të përballojë që republikanët të kontrollojnë edhe për katër vjet të tjerë Shtëpinë e Bardhë. “Xhon Mekein ka votuar me Xhorxh Bushin 90 për qind të rasteve. Senatorit Mekein i pëlqen të diskutojë për gjykimin e të tjerëve, por çfarë do të thotë për gjykimin tuaj kur mendoni se Xhorxh Bushi ka pasur të drejtë 90 për qind të kohës”. Duke synuar për të tërhequr mbështetjen e votuesve të shtresës së mesme, Senatori Obama premtoi se do të ulë taksat për 95 për qind të familjeve punëtore dhe të zvogëlojë mbështetjen e vendit në naftën e huaj. “Dhe për hir të ekonomisë tonë, të sigurimit dhe të së ardhmes së planetit tonë, unë do të përcaktoj në objektiv të qartë si president. Brenda 10 vjetësh, ne do t’i japim fund varësisë nga nafta e Lindjes së Mesme”.
Senatori Obama u tha delegatëve të kuvendit se si komandant i përgjithshëm, ai nuk do të hezitojë kurrë që të mbrojë vendin, por do t’i dërgojë trupat amerikane në luftë vetëm me një mision të përcaktuar mirë. “Unë do t’i jap fund luftës në Irak me përgjegjësi, si dhe luftës kundër al-Kaidës dhe Talebanit në Afganistan. Unë do të rindërtoj ushtrinë tonë që të jetë e aftë të përballojë konfliktet në të ardhmen. Por unë do të angazhohem në një diplomaci intensive dhe të drejtpërdrejtë për të parandaluar Iranin të shtjerë në dorë armë bërthamore dhe për të sprapsur agresionin rus”.