E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo: Kurrë më gabimin e Besëlidhjes

Dinamo, kryesuesja e Superligës (51 pikë, pas 25 javëve), do të jetë përballë një provë jo të lehtë në transfertën kundër Kastriotit (24 pikë), takim që do të luhet në stadiumin "Besa" të qytetit të Kavajës (ora 16:30, gjyqtar Lulaj).
Në ndeshjen e fundit jashtë shtëpisë, formacioni i Ilir Dajës humbi me Besëlidhjen (1-0), ndërkohë që skuadra e Ramazan Ndreut bëri një prezantim befasues në kryeqytet kundër Partizanit (0-0).
Trajneri i "bluve" tregoi respekt për kundërshtarin në ndeshjen e tretë sezonale, kur në të fundit (8 dhjetor 2007), po në transertë, Dinamo fitoi 3-0 (Pejic, Plaku 2 gola. Në përballjen e fazës së parë Dinamo fitoi thellësisht 4-0 (Pejic 3 gola, Plaku), duke mos pësuar asnjë gol në 270 minuta. Vetëm Pejic ndodhet tashmë në forcë me Dinamon, pasi Sebino Plaku u transferua gjatë merkatos dimërore te HamKam në Norvegji.
Dy ekipet nuk kanë asnjë lojtar të pezulluar në sfidën e 15 historike midis tyre, ku Dinamo ka fituar 9 prej tyre, kundrejt 4 të Kastriotit (e fundit në vitin 1992). Vetëm 1 barazim është regjistruar midis tyre, ndërsa diferenca e golave flet qartë: 30 gola Dinamo, 8 Kastrioti. Takimi
KATEGORIA SUPERIORE
Java 26
5 prill 2008
Kastrioti-Dinamo
Lulaj, Koreshi-Lamce
Flamurtari-Partizani
Velcani, Mesi-Maloku
Shkumbini-Vllaznia
Peza, Mustafaraj-Salaj
Elbasani-Besa
Meta, Pregja-Salaj
Tirana-Skënderbeu
Dobi, Miho-Guce
Teuta-Besëlidhja
Latifi, Avdo-Qirici
*Ndeshjet fillojnë në orën 16:30

RENDITJA
1.Dinamo 51
2.Partizani 49
3.Vllaznia 41
4.Besa 41
5.Tirana 40
6.Elbasani 39
7.Shkumbini 34
8.Flamurtari 32
9.Besëlidhja 26
10.Kastrioti 24
11.Teuta 23
12.Skënderbeu 11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›