E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova: “Statuti ynë legjitimon diktaturën”

Starova, një ekspert i marrëdhënieve në nivel zyrtar me dy organizmat më të lartë të futbollit, FIFA dhe UEFA, ka opsionin e tij për situatën në të cilën ndodhet FSHF dhe efektet që prodhon statuti i saj.
* * *
Sa realisht interesohet FIFA dhe UEFA për Shqipërinë?
Dy organizatat më të mëdha të futbollit, njëra botërore dhe europiane janë të interesuara që në Shqipëri futbolli të njohë përparime, por edhe që shteti të mos ndërhyjë, në një kohë që pohojnë se shteti duhet ta ndihmojë futbollin. Në rastin konkret janë të interesuar shumë të vota, qoftë për zgjedhjet në FIFA, qoftë edhe ato në UEFA. Raportet janë të mira, politika e tyre financuese është efikase me fondet që japin në vazhdimësi, të mbështesin. Nuk u intereson shumë individi, por institucioni.
Konflikti më i madh MTKRS-FSHF ka të bëjë me një togfjalësh të shtuar në statutin e FSHF-së, dhe që ka të bëjë më shtesën " ...në përputhje legjislacionin shqiptar". Sa ndikon kjo në këtë grindje institucionale?
Unë mendoj se kjo nuk ka asnjë rol. Statutin mund ta formulosh në përputhje me interesat e zhvillimit të sportit në vendin përkatës. Me sa di unë janë të paktat statutet e anëtarëve të FIFA-s që janë të njëjtë. FIFA-s nuk i intereson kjo gjë, pasi thotë hapur: janë punët tuaja të brendshme dhe bëheni si të thonë anëtarët. Unë, si një njohës i mirë i futbollit shqiptar dhe problematikës së tij, kam vërejtjet e mia për të. Statuti ynë legjitimon diktaturën, dhe jo demokracinë. Kur them diktaturë, nuk them si ajo e Pinocetit apo Enverit, por thjesht mungon demokracia. Në FSHF nuk ka njeri tjetër vendimarrës. Cdo gjë e bën ai.
Ju keni qenë edhe zyrtari që keni pasur kontaktet me FIFA-n dhe UEFA-n, si kanë funksionuar në atë kohë këto marrëdhënie?
Niveli i marrëdhënieve nuk ka ndryshuar, ato vazhdojnë të jenë po njësoj edhe tani. FIFA-s dhe UEFA-s nuk i interesojnë aspak individët, i intereson që shteti të mos ndërhyjë. Duka kamuflohet më këtë ndërhyrje. Në kohën tonë, kur ne kishim brenda nesh edhe persona ambiciozë, kur dikush dëshironte të zinte postin e dikujt, thoshte se brenda nesh kishte korrupsion. I dërgonte letër për kontroll ministrisë së sporteve, financave. Dhe ne ishim të hapur për të bërë transparencën. Ndërsa sot, këta dëshirojnë ta ndalojnë kontrollin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›