E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova: “FSHF ka shtrëmbëruar realitetin”

Si mund zgjidhet situata në futbollin shqiptar. Starova ëhstë ndër të paktit në Shqipëi që ka provuar si detyrën e trajnerit, drejtuesit të Klubit (te Partizani) dhe sekretarit (të FSHF-së). "Është e natyrshme që të ketë nevojë për rishikime. Është momenti që anëtarët e shoqatës të zgjohen, duhet të jenë më të ndjeshëm, si për rregullimet e nevojshëm të statutit, por dhe në transparencën e kontrollit, shpërndarjes së fondeve, etj. Po, ju them edhe dicka. (Presidenti i FIFA-s), Blater shikon përputhshmërinë në parim të statutit tonë me atë të FIFA-s, pasi nuk është statut fiks ai që kërkon Blateri, por këtu (në Shqipëri) është shtrembëruar realiteti. E vërteta është se nga njerëzit aktualë në FSHF kërkohet eliminimi i kontrollit që ka të bëjë qoftë me të drejtën televizive, por dhe të tjera shpenzimeve. Sigurisht që do të fitoj kjo lloj diktature, pasi FIFA nuk e di se cfarë po ndodh me të vërtetë aty. Këta mbrohen me kërcënimet që vinë prej andej me pezullimet dhe kjo histori vazhdon edhe sot e kësaj dite. Duhet patjetër të rregullohet statuti, të përcaktohen detyrat e sekretarit të përgjithshëm, ashtu sic i ka sekretari i FIFA-s dhe UEFA-s, apo të gjitha klubet në të gjithë botën", - thotë ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›