Fundi i hidhur i sekretarëve te FSHF-se

Sulejman Starova ishte një sekretar i plotfuqishëm në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ai pasoi Eduard Dervishin, i pari sekretar i FSHF-së, i cili pati një konflikt të hapur me qeverinë e djathtë të Berishës. Sekretarja e Shtetit e Sportit, Marjeta Zace kërkoi shkarkimin e tij, por Dervishi(sot i punësuar në federatën spanjolle), një njohës i mirë i legjislacionit sportiv të asaj kohe dhe me marrëdhënie të shkëlqyera në "oborret" FIFA-s e UEFA-s arriti të sigurojë mbështetje të fuqishme ndërkombëtare. Kokëfortësia e shtetit solli edhe pezullimin e për herë të parë të Shqipërisë në vitin 1996, por që u ndroq me një lëvizje të zgjuar të kryeministrit të asaj kohe, Aleksandër Meksi. Pas Sulejman Starovës (i vetëlarguar), përkohësisht atributet e sekretarit i mori Arben Bici (një njeri i ardhur në kohën e Dukës), për t'u bërë më pas sekretar i Federatës. Pas Asamblesë së dytë së FSHF-së (2006), Duka përzgjodhi avokatin Roland Mici, si sekretar të ri. Mici, një jurist me ide dhe bonsens praktik, synoi reformimin e shpejtë të federatës, por më pas ra viktimë e një intrige të rëndomtë të korridoreve të ngushta të FSHF-së. Pas më shumë se një viti në detyrën e lartë, avokati i njohur dhe shumë i kursyer në deklarimet e tij dha dorëheqjen, e cila u miratua më pas nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Aktualisht, sekretari i përgjithsëm i federatës është sërish Arben Bici, në zyrën e të cilit ndodhet edhe një kompjuter...
Ju keni pasuar ish-sekretarin Eduard Dervishin, në kohën e të cilit Shqipëria u pezullua për herë të parë (1996). Cfarë ndikoi në largimin e tij?
Po është e vërtetë që unë pasuar atë në detyrën e sekretarit. Ai nuk u shkarkua. Dervishi gjeti nj vend pune në Spanjë dhe u largua. Në të vërtetë ai ishte një sekretar i zgjedhur nga ministria. Pas kësaj u bënë zgjedhjet normale dhe unë fitova si anëtar i Komitetit Ekzekutiv.
Largimi juaj nga Federata Shqiptare e Futbollit u interpretua nga opionini, të paktën gazetaresk, e motivuar edhe nga ndonjë presion i brëndshëm. Si është e vërteta?
Nuk është tashmë e rëndësishëm të pohoj se u largova për shkak të një presioni. Thjesht, u largova pasi m'u duk vetja i tepërt në detyrën e sekretarit të përgjithshëm. Nuk kryeja asnjë punë për ditë të tëra. Sinqerisht, e ndjeva se nuk kishte kuptim më të rija, pasi ishte vetëm një njeri që sundonte në federatë.
Shfrytëzova nga ana tjetër edhe propozimin e klubit të futbollit Tiranë për të qenë trajner i saj. Dhe vendosa t'i rikthehesha zanatit.
Nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit është larguar së fundi edhe avokati i njohur Roland Mici, i cili qëndroi në detyrë pak më shumë se një vit. Përse ndodh kjo?
Po ta vini re, pas largimit tim (2004), sekretarët nuk kanë lënë gjurmë, pasi nuk ekziston sekretariati. Ka vetëm emrin Sekretar i Përgjithshëm, por asnjë lloj detyre. Në statut ai ka vetëm tre detyra, asgjë tjetër. Ka vetëm një person që drejton, i cili është presidenti.