Starova: “Në FSHF nuk ka demokraci, por vetëm diktat”

Dash Frashëri
Sulejman Starova, ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, vlerësohet nga ekspertët e botës së futbollit shqiptar. Trajneri i tre nga skuadrave më në zë të Shqipërisë, Partizanit (kampion me këtë ekip), Tiranës (gjithashtu kampion) dhe Besës, i ka bërë të qarta idetë e tij për një reformim të thellë të institucionit të FSHF-së. "Në Federatën Shqiptare të Futbollit tani nuk ka demokraci, por vetëm diktatin e një personi të vetëm, Dukës", - thotë ish-zyrtari i lartë, që drejtoi për 6 vjet futboll. Starova, një delegat dhe anëtar i komisioneve të UEFA-s, kërkon edhe kufizimin e mandatit të presidentit. "Në tetë vjet cdokush konsumohet". Jashtë vëmendjes së tij në intervistën ekskluzive dhënë gazetës "Albania" nuk mbetët edhe kontrolli financiar i shtetit. "Parimisht është i drejtë, ne i pranonim të tilla kontrolle në kohën që unë kam drejtuar FSHF-në si personi përgjegjës administrativ". Starova ka opsionin e tij në lidhje me konfliktin MTKRS-FSHF, por tregon edhe si erdhi Armand Duka në krye të piramidës së futbollit shqiptar, influencën e vëllait të tij, ish-ministrit të Bujqësisë, Agron Duka. * * * Zoti Starova, klubet kryesore të Superligës kanë kërkuar ndryshime thelbësore në statutin e FSHF-së, madje kërkuan edhe kufizimin deri në dy mandate të presidentit të federatës. Cili është opinioni juaj? Ka shembuj në Europë, ku mandati i presidentit nuk ka kufizime numrash, por unë personalisht mendoj se dy mandate do të ishte ideale. Në tetë vjet cdo njeri konsumohet dhe nuk do të ishte aspak e drejtë të rrinte përfundimisht. Unë mendoj se nuk qëndron këtu thelbi i konfliktit, pasi ky moment është tejkaluar. Po deshën anëtarët e Asamblesë, mund të rrish e dhe i përjetshëm. Konflikti i vërtetë është se këta (drejtuesit aktualë të FSHF-së), nuk duan auditimim që të kontrollohen paratë. Si e konsideroni kontrollin e auditit? Federata ka zgjedhur kompaninë "Deloite & Touche" për të kryer kontrollin. Anëtari i thjeshtë e ka mundësinë që të kërkojë llogari te ky lloj auditi. Unë e konsideroj si gjënë më normale, që shteti të kontrollojë atë pjesë të parave që ka investuar, pasi i takon dhe të marrë 10 përqindëshin nga e drejta televizive, por pa kontrolluar fondet e FIFA-s dhe UEFA-s. Pushteti lokal, ku derdhin paratë edhe taksapaguesit, mban numrin më të madh të ekipeve, dua të përmend rastin e Flamurtarit, apo të tjerëve. Përfitimi nga e drejta televizive është shndërruar në një temë të nxehtë debati. A mund ekzistojë mundësia e abuzimit me të? Nuk mund të them dot asgjë. Në kohën time, unë raportoja për të drejtën televizive, madje në shitjen e saj ishin të pranishëm edhe përfaqësues të UEFA-s të cilët asistonin në të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me tratativat dhe finalizimin e shitjes së të drejtës televizive. Raportoja në detaje jo vetëm për ofertat e kompanive, por edhe për detajet më të parëndësishme. Thjesht, ishim transparentë. Sot, nuk është më ajo marrëveshje, që me cdo kusht përfaqësues të UEFA-s të jenë të pranishëm në shitjen e saj. Duket se mbretëron një situatë kaotikë në Federatën Shqiptare të Futbollit. Detyra institucionale më e rëndësishme ekzekutive, sekretari i përgjithshëm, i cili ruan edhe marrëdhëniet me FIFA-n e UEFA-n duket i sfumuar tërësisht. Sekreti është i thjeshtë. Ndryshimet e bëra në statut thuajse e eliminuan punën e Sekretariatit të federatës dhe ai nuk funksionon. Nuk ka asnjë të drejtë sekretari i përgjithshëm. Të gjitha punët që do të bëheshin nga Sekretariati bëhen nga Komiteti Ekzekutiv. Gjithcka vendoset nga një individ, i cili është presidenti (Duka). Sekretariati s'ka asnjë lloj kompetence. Të gjithë presin se cdo të bëjë presidenti. Ka një handikap të dukshëm: anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nuk kanë ku japin llogari. Janë vetë vendimmarrësit dhe vetë ekzekutorët duke provokuar situata të tilla. Ju keni qenë sekretar i përgjithshëm i FSHF-së për një periudhë gjashtë vjecare. Në asambletë e mëparshme sekretari zgjidhej direkt nga Asambleja. Ka ndonjë argument që ajo nuk funksionon më kjo procedurë. Ai ishte një nga variantet e zgjedhjes së sekretarit. Në thelb nuk ndryshon asgjë nga mënyra se si zgjidhet ai, nga Asambleja, Komiteti Ekzekutiv apo presidenti. Problemi më i madh është ndryshimi i disa pikave në statut që lidhen me detyrën e tij funksionale. Nëse shikon statutin (e FSHF-së) sekretari i përgjithshëm nuk ka asnjë funksion. Kjo përbën edhe faktin e mungesës së demokracisë. Jeni i mendimit që sekretari është një figurë në hije? Në momentin që Asambleja zgjedh sekretarin, atëherë edhe posti i tij merr ato atribute që realisht i takojnë dhe nuk pronësohen nga presidenti. Dy zëvendëspresidentët nuk janë ata që rinë në krah të presidentit, por është sekretari. Me skemën aktuale duket se kanë fuqi më të mëdha dy zëvendëspresidentët. Të gjithë punën e bën sekretari i përgjithshëm dhe jep llogari para Komitetit Ekzekutiv, i cili kontrollon edhe rregullsinë e vendimeve të mara. Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv ngarkohen në krye të komisioneve të ndryshme dhe raportojnë para presidentit. Në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk ka demokraci, por vetëm diktat. Doni të thoni se roli i sekretarit ka dalë jashtë loje apo mode? Më vjen keq ta them, por ekziston vetëm në letër, në organikën e federatës. Sekretari aktual (Arben Bici) bën vetëm një punë rutinë, duke mos pasur asnjë lloj influencë në jetën e përditshme të shoqatës. Kur unë kam qenë në detyrën e sekretarit kisha të gjitha përgjegjësitë, organizoja garat dhe sekretariati i mbuluar prej meje jepte llogari përpara anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.