Elvir Muriqi më 9 maj kundër Omar Sheika

Tashmë është konfirmuar edhe dueli i radhës për Elvir "Kosova Kid" Muriqin. Shqiptari i ringut profesionist do të luftojë përballë amerikanit Omar Sheika më 9 maj të këtij viti në Atlantic City të Shteteve të Bashkuara. Dueli me Sheika për Muriqin ka ardhur pasi më parë kanë dështuar përpjekjet për të zhvilluar një duel me legjendën e boksit profesionist Roy Jones Junior apo me kampionin aktual në versionin WBO, Zsolt Erdei.
31-vjecari Omar Sheika ka një bilanc prej 27 fitoreve (18 me KO) dhe 8 humbjeve në ringun profesionist. Gjatë karrierës së tij 11-vjecare në ringun profesionist ka luftuar X herë për tituj të ndryshëm botëror duke u përballur me emra të mëdhenj të këtij sporti si Joe Calzaghe (kampion aktual në WBC, WBO, WBA), ish-kampionët Jeff Lacy e Markus Beyer, ndaj të cilëve ka pësuar vetëm humbje. Ndërkohë që kulmi I karrierës së tij ka qenë fitorja në vitin 2000 ndaj kampionit të shumëfishtë Glen Johnson.
Në anën tjetër Elvir Muriqi ka një bilanc prej 35 fitoreve (20 me KO) dhe 4 humbjeve. Aktualisht renditet në mesin e 10 boksierëve më të mirë të kategorisë gjysmë të rëndë, dhe një fitore eventuale ndaj Sheika do ta ngriste akoma më shumë në ranglistat e federative më të rëndësishme botërore të boksit profesionist.