E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo-Modriça më 15 korrik

Autori i Lajmit: red.
Dinamo do të ndeshet më 15 korrik, në Tiranë, me kampionen e Bosnje-Hercegovinës, në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në 23 korrik. Datat e këtij takimi janë zyrtarizuar së fundi nga UEFA. Trajneri i ri i Dinamos, Marçelo Javier Zuleta, argjentinasi i tretë në drejtimin e bluve, pas Paskulit e Kabreros dhe i gjashti i huaj, duke përfshirë edhe rumunin Cikleanu e kroatët Bonaçiç e Kataliniç, tha pak ditë më parë në konferencën e tij të parë se do të punojë që ta çojë Dinamon në nivele më të larta ndërkombëtare. Ndërkohë, presidenti i bluve, Besnik Sulaj, u shpreh i bindur se "Dinamo do të kalojë dy-tre ture në Ligën e Kampioneve”. Dinamo nuk ka kaluar asnjë tur të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2002-2003, duke synuar këtë herë kualifikimin ndaj ekipit të Modriçës, kampiones së Bosnje-Hercegovinës. Ekipi blu ka luajtur 34 ndeshje në evenimentet sportive evropiane.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›